| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Erdoğan: Ndjekim procesin me optimizëm pavarësisht përpjekjeve të për të rindezur luftën
Presidenti turk tha se as rajoni dhe as bota nuk mund të kthehen në të kaluarën, duke shtuar se “pasojat e çarjeve të shkaktuara nga një tronditje kaq e madhe do të bëhen më të qarta me kalimin e kohës”.
Erdoğan: Ndjekim procesin me optimizëm pavarësisht përpjekjeve të për të rindezur luftën
Erdoğan: Ndjekim procesin me optimizëm pavarësisht përpjekjeve të për të rindezur luftën / AA

Pavarësisht aktorëve si Izraeli që kërkojnë të rindezin flakët e luftës, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha të premten se po e ndjekin procesin me “optimizëm të kujdesshëm”.

Duke folur në aktivitetin “Shekulli i Türkiyes– Qendër e fortë për investime” në Zyrën Presidenciale Dolmabahçe në Stamboll, Erdogan tha se as rajoni dhe as bota nuk mund të kthehen në të kaluarën, duke shtuar se “pasojat e çarjeve të shkaktuara nga një tronditje kaq e madhe do të bëhen më të qarta me kalimin e kohës”.

“Duke menaxhuar me sukses një nga krizat më të mëdha të sigurisë së viteve të fundit, Türkiye edhe një herë ka konfirmuar dhe ka çimentuar statusin e saj si një ishull stabiliteti në rajonin e saj”, shtoi ai.