| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
BE-ja pezullon importet e mishit nga Namibia pas shpërthimit të sëmundjes së Shapit
“Masat synojnë mbrojtjen e shëndetit të kafshëve, ndërsa Namibia po punon për të vënë nën kontroll shpërthimin”, thotë ambasadorja e BE-së.
BE-ja pezullon importet e mishit nga Namibia pas shpërthimit të sëmundjes së Shapit
BE-ja pezullon importet e mishit nga Namibia pas shpërthimit të sëmundjes së Shapit

Bashkimi Evropian pezulloi përkohësisht të hënën importet e mishit të freskët të viçit, deles dhe dhisë, si dhe disa produkteve të përpunuara të mishit nga Namibia, pas shpërthimit të sëmundjes shumë ngjitëse të Shapit (aftës epizootike).

Në një deklaratë të publikuar në kryeqytetin Windhoek, ambasadorja e BE-së në Namibi, Ana Beatriz Martins, tha se pezullimi përfshin gjithashtu disa kafshë të kultivuara dhe të egra me thundra, si dhe produkte të tilla si biltong dhe jerky.

“Masat synojnë mbrojtjen e shëndetit të kafshëve, ndërsa Namibia po punon për të vënë nën kontroll shpërthimin. Megjithatë, mishi i përpunuar që i është nënshtruar trajtimit të nivelit të lartë të përcaktuar nga BE-ja për të reduktuar rrezikun e aftës epizootike mund të vazhdojë të hyjë në tregun evropian”, tha Martins.

Sëmundja u konfirmua në fund të shtatorit në një fermë tregtare në Distriktin Veterinar Shtetëror të Karasburgut, në këtë vend të Afrikës jugore.

Pas shpërthimit, autoritetet namibiane njoftuan Organizatën Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe vendosën kufizime për lëvizjen dhe eksportin e kafshëve me thundra të çara dhe produkteve të tyre.

Më pas, WOAH-ja pezulloi statusin e Namibisë si zonë e lirë nga afta epizootike për zonën e prekur, me efekt nga 26 shtatori.

“Namibia ka reaguar me shpejtësi dhe transparencë, dhe ne përgëzojmë shërbimet e saj veterinare për reagimin profesional”, shtoi Martins.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë