| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Presidenti i Lituanisë, Nauseda: Sulmet e përsëritura anti-myslimane mund të jenë të orkestruara
“Sulmet e përsëritura anti-myslimane mund të jenë pjesë e një fushate të orkestruar dhe jo të incidenteve të izoluara”, tha presidenti lituanez, Gitanas Nauseda.
Presidenti i Lituanisë, Nauseda: Sulmet e përsëritura anti-myslimane mund të jenë të orkestruara
Presidenti i Lituanisë, Nauseda: Sulmet e përsëritura anti-myslimane mund të jenë të orkestruara./ AA

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, ka paralajmëruar se sulmet e përsëritura anti-myslimane mund të jenë pjesë e një fushate të orkestruar dhe jo të incidenteve të izoluara, raportoi transmetuesi publik LRT.

“Përsëritja e incidenteve të pretenduara dhe reale për një periudhë relativisht të shkurtër kohore më bën të besoj se këto nuk janë shpërthime të rastësishme emocionesh, por fushata për të cilat duhet të kërkohen orkestruesit”, tha Nauseda për televizionin LNK të mërkurën.

Komentet e tij erdhën veçanërisht pas dy incidenteve të veçanta, ku një Kuran u dogj publikisht në Vilnius në mes të shtatorit dhe motoçiklistët organizuan protestë duke shfaqur kokën e një derri gjatë lutjeve myslimane jashtë një xhamie.

Hetimet kanë nisur për çdo incident. Nauseda theksoi nevojën që Lituania të mbetet vend ku fetë dhe kulturat e ndryshme bashkëjetojnë në mënyrë paqësore. Ai vuri në dukje se çështja e migrimit është e rëndësishme, por paralajmëroi kundër adresimit të saj përmes veprimeve të tilla si shfaqja e kokave të derrit.

Ai tha se çështje të tilla nuk duhet të trajtohen duke ndarë vendet e krishtera dhe jo të krishtera.

“Po, ka çështje që lidhen me tensione shtesë, sepse njerëzit vijnë nga një mjedis kulturor krejtësisht (ndryshe), por ata nuk janë automatikisht njerëz të këqij në vetvete ose njerëz që dëshirojnë keq për Lituaninë”, nënvizoi Nauseda.

“Ne nuk duhet të luftojmë kundër kombësive apo vendeve. Ne duhet të luftojmë kundër fluksit të përgjithshëm të migrimit”, shtoi presidenti lituanez.