Piloti i avionit MiG-29 të ushtrisë serbe humbi jetën pasi avioni u rrëzua në një arë mes Nova Pazovës dhe Stara Pazovës, konfirmoi Radio-Televizioni i Serbisë.
Bëhet fjalë për një avion MiG-29, i cili i përkiste Brigadës së 204-të Ajrore, e cila është e stacionuar në aeroportin e Batajnicës.
Në vendin e aksidentit, jo larg Beogradit, ndodhen pjesëtarë të ushtrisë serbe, policisë dhe policisë ushtarake si dhe zjarrfikës dhe ekipe të ndihmës së shpejtë.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për shkakun e rrëzimit të avionit.
Ministria e Mbrojtjes ende nuk ka bërë deklaratë në lidhje me aksidentin.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë























