| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
RTQV-ja e cilëson kontradiktore ankesën e grekëve qipriot në OKB për gazsjellësin me Türkiyen
Unal Ustel thotë se qipriotët turq do të vazhdojnë të ndjekin të ardhmen e tyre energjetike dhe të forcojnë lidhjet me atdheun, Türkiyen.
RTQV-ja e cilëson kontradiktore ankesën e grekëve qipriot në OKB për gazsjellësin me Türkiyen
RTQV-ja e cilëson kontradiktore ankesën e grekëve qipriot në OKB për gazsjellësin me Türkiyen/ AA

Kryeministri i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Unal Ustel, të dielën kritikoi ashpër Administratën e Qipros Greke (AQG) për dërgimin e një letre në Kombet e Bashkuara kundër memorandumit të mirëkuptimit për ndërtimin e një gazsjellësi të gazit natyror të nënshkruar me Türkiyen.

“Ju nuk mund ta pengoni zhvillimin e popullit qipriot turk, forcimin e lidhjeve tona me atdheun tonë, Türkiyen, apo hapat që po ndërmarrim për të ardhmen tonë energjetike”, tha Ustel në një deklaratë të publikuar nga zyra e tij.

“Le të ankohen sa të duan. Së bashku me atdheun tonë, Türkiyen, ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e popullit tonë, të forcojmë vendin tonë dhe të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë”, shtoi ai.

Ustel tha se Administrata e Qipros Greke ka nënshkruar marrëveshje të ndryshme ndër vite, duke shpërfillur vullnetin e popullit qipriot turk. Për këtë arsye, sipas tij, kundërshtimi i një marrëveshjeje mes Republikës Turke të Qipros së Veriut dhe Türkiyes është kontradiktor.

Gazsjellësi i planifikuar Türkiye–RTQV është një sistem transmetimi prej 101 kilometrash, që përfshin një pjesë nënujore dhe një pjesë tokësore, dhe do të shtrihet nga Anamuri në Türkiye deri te termocentrali Teknecik në RTQV.

Projekti, për të cilin në korrik u nënshkrua një memorandum zyrtar mirëkuptimi dhe që synohet të përfundojë në vitin 2028, ka për qëllim furnizimin me karburant më të pastër për prodhimin e energjisë elektrike, si dhe forcimin e lidhjeve energjetike në rajon.

“Republika Turke e Qipros së Veriut ka vullnetin për të marrë vendime për të ardhmen, zhvillimin dhe sigurinë e saj energjetike. Administrata e Qiprios Greke nuk mund të vendosë se në cilat fusha do të bashkëpunojmë me atdheun tonë, Türkiyen”, deklaroi Ustel.

Duke theksuar se shqetësimi kryesor i qipriotëve grekë është forcimi i lidhjeve mes Republikës Turke të Qipros së Veriut dhe Türkiyes, Ustel tha se Administrata e Qipros Greke nuk ua njeh qipriotëve turq të njëjtat të drejta që pretendon për vete.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Norvegjia do t’i ofrojë Ukrainës 9,2 miliardë dollarë ndihmë të re në 2027
Kremlini: Putini dhe Trumpi mund të takohen në samitin e APEC-ut në Kinë
Trump kritikon Kanadanë për tarifat mes mosmarrëveshjes së vazhdueshme tregtare
Presidenti iranian: Ndodhemi në “luftë të gjithanshme”
Gjermania dhe Ukraina mbajnë bisedime mbi mbrojtjen ajrore dhe përgatitjet për dimër
Netanyahu i drejtohet fushatës kundër Türkiyes, teksa sondazhet tregojnë rënie të Likudit
ShBA-ja: Informacionet e inteligjencës pas sulmit izraelit ndaj bazës në Siri ishin të gabuara
Trumpi: Irani ende nuk është gati për “marrëveshjen e duhur” mes shtimit të presionit ekonomik
Türkiye dhe 11 vende të tjera dënojnë sulmet ajrore izraelite ndaj bazës ushtarake siriane
Iraku: Po punojmë për zgjerimin e eksporteve të naftës përmes Türkiyes, Sirisë dhe Jordanisë
Irani: Teherani dhe Bagdadi të përdorin monedhat kombëtare për të goditur dollarin
Zbulohet depo armësh pranë Berlinit, autoritetet gjermane e lidhin me spiunët rusë
Kuba akuzon Rubion: Masat e ShBA-së dëmtojnë ekonominë dhe kufizojnë shërbimet bazë
Aisha Wahab bëhet afgano-amerikania e parë e zgjedhur në Kongresin e ShBA-së
Pakistani dhe Siria diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri
Kryeministri armen: Vendi planifikon të normalizojë marrëdhëniet me Azerbajxhanin dhe Türkiyen
Sulmet ruse gjatë natës në Kiev lënë 12 të vrarë dhe 33 të plagosur
Rrëzohet një dron në Rumani pasi hyri në hapësirën ajrore pranë kufirit me Ukrainën
Trumpi njofton “operacionin ekonomik dërrmues” kundër Iranit
Udhëheqësit e BE-së shprehin mbështetje për GjNP-në pas sanksioneve të reja të ShBA-së