| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Komisioni Evropian për protestat në Shqipëri: Dënojmë përdorimin e dhunës
"Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe reagimi ndaj saj duhet të jetë gjithmonë në përputhje me ligjin dhe proporcional", theksohet në deklaratën e Komisioni Evropian.
Komisioni Evropian për protestat në Shqipëri: Dënojmë përdorimin e dhunës
Komisioni Evropian për protestat në Shqipëri: Dënojmë përdorimin e dhunës/ AA

Komisioni Evropian (KE) ka reaguar për protestat e fundit në Shqipëri, duke theksuar se dënojnë përdorimin e dhunës.

Në deklaratën e KE-së thuhet se përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi nëpërmjet procedurave të rregullta ligjore.

"Dënojmë përdorimin e dhunës në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, përfshirë zjarrvënien, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe reagimi ndaj saj duhet të jetë gjithmonë në përputhje me ligjin dhe proporcional", theksohet në deklaratë.

Gjithashtu thuhet se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, "të cilat duhen respektuar dhe ushtruar në mënyrë paqësore".

"Mirëpresim angazhimin e autoriteteve shqiptare për të garantuar të drejtën e protestës. Në një vend kandidat, i angazhuar me vendosmëri në procesin e anëtarësimit në BE dhe që po shënon përparim të rëndësishëm në rrugën e tij evropiane, shqetësimet duhet të adresohen përmes dialogut konstruktiv dhe në mënyrë paqësore", thekson deklarata.

Në Shqipëri në ditët e fundit janë mbajtur protesta të thirrura nga studentët dhe mbështetura nga qytetarët, të cilat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, akteve të dhunës dhe dëmtim të pronës publike dhe institucioneve.

Protestuesit kanë pretenduar se shqetësimet e ngritura lidhen me nevojat e studentëve, të cilat sipas tyre nuk janë adresuar në vitet e fundit, ndërkohë kërkesat e tyre janë zgjeruar dhe në çështje të tjera. Gjithashtu një pjesë e studentëve kërkojnë edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Disa nga problematikat me të cilat studentët kanë pretenduar se përballen lidhen me kushtet në arsim, investimet e pamjaftueshme, kostot e larta të qirave dhe mungesën e konvikteve.

Studentët kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim.


Eksploro
Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë proteston për rritjen e pagave
Kryeparlamentari i RMV-së në Romë: Institucione të forta për zbatimin e rregullave ndërkombëtare
Shqipëri, sërish tensione në protestën e thirrur nga studentët
Me kërkesë të Kroacisë, nga konkluzionet e BE-së u hoqën afatet për negociatat me Malin e Zi
Kryeparlamentari turk Kurtulmus takohet në Romë me homologun nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashi
Kryeministri Mickoski pret në takim ambasadorin e sapoemëruar turk në Shkup
Kosova refuzon importin e 27 tonëve misër nga Serbia për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës
Komandanti i ri i KFOR-it e viziton veriun e Kosovës
Tiranë, mbahet diskutim për jetën dhe veprën e shkrimtarit Omer Seyfettin
Plenkoviq hedh poshtë akuzat e Vuçiqit: Kroacia nuk ndërhyn në zgjedhjet e Serbisë
Kurti: Buxheti i vitit 2027 do ta përfshijë mbështetjen financiare për ish-krerët e UÇK-së në apel
Vijojnë tensionet dhe përplasjet me policinë në ditën e tretë të protestave në Tiranë
Protesta e dytë në Shqipëri: 55 persona të arrestuar, 51 policë të lënduar
Pacientes nga Kosova i trajtohet çrregullimi i ritmit të zemrës në Türkiye
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Türkiyes takohet me liderët e Kosovës dhe homolog të rajonit
Shqipëri, sërish tensione në protestën e thirrur nga studentët
Shkon në 11 numri i viktimave nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut
Shqipëri, sërish tensione në protestën e thirrur nga studentët
ShBA-ja: Dialogu Strategjik me Kosovën mund të zhvillohet kur të krijohen kushtet e duhura
Gjenerali italian Roberto Vergori merr detyrën e Komandantit të KFOR-it