| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Dorëhiqet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Dorëheqja e drejtorit Hoxha vjen në një kohë kur qytetarët, por edhe krerë të institucioneve të larta kanë deklaruar se i gjithë zinxhiri përgjegjës për rastin e vrasjes së qytetares Arlinda Zekaj duhet të japë llogari.
Dorëhiqet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Dorëhiqet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka dhënë dorëheqje nga posti.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se kryeministri Kurti ka pranuar nga drejtori Gazmend Hoxha kërkesën për dorëheqje duke e liruar atë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

“Në përputhje me legjislacionin në fuqi, kryeministri Kurti, pas propozimit nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, caktoi ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hotin”, bëhet e ditur në njoftim.

As ish-drejtori Hoxha, por as Zyra e Kryeministrit nuk janë bërë të qarta arsyet e dorëheqjes së tij.

Dorëheqja e drejtorit Hoxha vjen në një kohë kur qytetarët, por edhe krerë të institucioneve të larta kanë deklaruar se i gjithë zinxhiri përgjegjës për rastin e vrasjes së qytetares Arlinda Zekaj duhet të japë llogari për veprimet dhe mosveprimet e tyre.

Arlinda Zekaj dyshohet se u vra nga kunati i saj më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, disa orë pasi kishte raportuar tek autoritetet përkatëse dhunë në familje ndërsa i dyshuari për vrasjen e saj i cili është edhe kunati i saj, u arrestua më 28 tetor.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë