Rreth 200 banorë protestuan sot kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonën e Baks-Rrjollit, në Shkodër.
Protestuesit u përplasën me policinë dhe shembën gardhet metalike dhe telat me gjemba që rrethonin kantierin ku pritet të realizohet ndërtimi.
Banorët pretendojnë se investimi po realizohet në pronat e tyre, të cilat janë marrë padrejtësisht, dhe se po cenohen pa një proces të rregullt ligjor.
Projekti parashikon ndërtimin e një kompleksi turistik me sipërfaqe rreth 146 hektarë pranë bregdetit të Adriatikut, në Shkodër, dhe konsiderohet nga qeveria si një nga investimet më të mëdha turistike në vend.
Ky projekt ka hasur kundërshti edhe më herët nga vendasit.
BURIMI:TRT Balkan





















