| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Kos me Listën Studentore: Rruga evropiane e Serbisë është edhe rruga e reformave
"Ne ndajmë të njëjtin synim për një Serbi demokratike. Jemi të gatshëm të punojmë së bashku për reformat e nevojshme për ta bërë këtë synim realitet", tha komisionerja për zgjerimin.
Kos me Listën Studentore: Rruga evropiane e Serbisë është edhe rruga e reformave
Kos me Listën Studentore: Rruga evropiane e Serbisë është edhe rruga e reformave/ AA / َAA

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se rruga evropiane e Serbisë është e lidhur ngushtë me zbatimin e reformave, pas takimit me përfaqësues të Listës Studentore në Bruksel në kuadër të Forumit të Zgjerimit të BE-së, ku morën pjesë liderë nga rajoni.

Në një postim në rrjetin social amerikan X, pas takimit të zhvilluar të hënën, Kos tha se të dyja palët ndajnë të njëjtin synim për një Serbi demokratike dhe shprehu gatishmërinë e BE-së për të bashkëpunuar në reformat e nevojshme për realizimin e këtij synimi.

“Rruga evropiane e Serbisë është edhe rruga e reformave. Ky ishte mesazhi i qartë i përfaqësuesve të Listës Studentore, me të cilët u takova sot në Bruksel. Ne ndajmë të njëjtin synim për një Serbi demokratike. Jemi të gatshëm të punojmë së bashku për reformat e nevojshme për ta bërë këtë synim realitet”, shkroi Kos.