| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kosova kërkon nga Gjermania mbështetje për statusin e vendit kandidat në BE
Në qendër të diskutimeve në këtë takim bëhet e ditur se ishte marrja e statusit të vendit kandidat për Kosovën dhe hapja e negociatave për anëtarësim në BE.
Kosova kërkon nga Gjermania mbështetje për statusin e vendit kandidat në BE
Kosova kërkon nga Gjermania mbështetje për statusin e vendit kandidat në BE

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian (BE), Jeton Zulfaj, zhvilloi takim në Berlin me ministrin e Shtetit për Evropën në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Gunther Krichbaum.

Në qendër të diskutimeve në këtë takim bëhet e ditur se ishte marrja e statusit të vendit kandidat për Kosovën dhe hapja e negociatave për anëtarësim në BE. Kryenegociatori Zulfaj theksoi se Kosova ka shënuar progresin më të madh demokratik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor gjatë dekadës së fundit.

"Ky progres duhet të përkthehet në hapa konkretë në procesin e zgjerimit të BE-së, përmes një vlerësimi të drejtë dhe të bazuar në merita. Megjithatë, pozita aktuale e Kosovës në procesin e anëtarësimit nuk e pasqyron këtë progres. Gati katër vjet pas dorëzimit të aplikimit, Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa statusin e vendit kandidat", ka theksuar Zulfaj.

Ai tha se mungesa e vendimmarrjes së BE-së për statusin kandidat bie ndesh me premtimin e dhënë në Samitin e Selanikut dhe me deklaratat e njëpasnjëshme të BE-së për perspektivën e Kosovës për anëtarësim në BE.

Në këtë kontekst, kryenegociatori theksoi se është e rëndësishme që Gjermania, si vend kyç i Bashkimit Evropian, të luajë rol aktiv që BE-ja ta marrë këtë vendim.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë