| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Gjermania thërret ambasadorin rus pas kërkesës së Moskës për t'u larguar nga Kievi
Berlini i ka hedhur poshtë paralajmërimet e Moskës se diplomatët evropianë duhet të largohen nga kryeqyteti ukrainas dhe e ka riafirmuar mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën.
Gjermania thërret ambasadorin rus pas kërkesës së Moskës për t'u larguar nga Kievi
Gjermania thërret ambasadorin rus pas kërkesës së Moskës për t'u larguar nga Kievi

Gjermania thirri sot ambasadorin e Rusisë pas sulmeve të reja ruse ndaj Ukrainës dhe paralajmërimeve nga Moska se diplomatët e huaj duhet të largohen nga Kievi sa më shpejt të jetë e mundur. 

“Sulmet ndaj spitaleve, shkollave dhe studiove gjermane televizive, si dhe kërkesa që ambasada jonë të largohet nga Kievi: Rusia po mbështetet në kërcënime, terror dhe përshkallëzim”, tha Ministria e Jashtme gjermane në një deklaratë, duke shtuar se ambasadori rus është thërritur në ministri.

“Ne ia bëmë të qartë Rusisë sot: nuk do të frikësohemi nga kërcënimet dhe do të vazhdojmë ta mbështesim fuqishëm Ukrainën”, tha ministria.

Veprimi i Gjermanisë erdhi pasi Rusia njoftoi plane për një valë të re “sulmesh sistematike” ndaj objekteve që i cilësoi si të lidhura me ushtrinë në Kiev dhe paralajmëroi shtetasit e huaj dhe diplomatët të largohen nga kryeqyteti ukrainas sa më shpejt të jetë e mundur.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë