| Albanian
TÜRKİYE
3 minuta leximi
Türkiye përgatit projekte lokale për veprimet klimatike për Konferencën e OKB-së për Klimën
Konferenca e OKB-së për Ndryshimet Klimatike COP31 pritet të mbahet nga 9 deri më 20 nëntor në Antalya, në rivierën turke.
Türkiye përgatit projekte lokale për veprimet klimatike për Konferencën e OKB-së për Klimën
Türkiye përgatit projekte lokale për veprimet klimatike për Konferencën e OKB-së për Klimën./ AA

Forumi i Tranzicionit Klimatik në Ankara, i organizuar në prag të Konferencës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike COP31, që do të mbahet muajin e ardhshëm në qytetin jugor turk Antalya, nisi sot në kryeqytetin turk.

Forumi synon t'i prezantojë nismat lokale për veprimet klimatike në Antalya, në përputhje me synimin e Presidencës së COP31 për të organizuar një konferencë të përqendruar te zbatimi i masave. Në forum marrin pjesë përfaqësues të Bashkimit Evropian (BE), Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, bashkive, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe komunitetit shkencor.

Kreu i Departamentit për Ndryshimet Klimatike në Ministrinë e Mjedisit, të Urbanizimit dhe të Ndryshimeve Klimatike të Türkiyes, Halil Hasar, tha në hapje të forumit se përballimi i ndryshimeve klimatike kërkon veprim të përbashkët.

Duke theksuar rëndësinë e sistemeve të paralajmërimit të hershëm dhe të të dhënave, Hasar tha: "Një lagje po përballet me një valë të nxehti ndërsa një tjetër po përballet me shi dhe përmbytje. Po jetojmë në një epokë të ndryshme, ku po ndryshojnë edhe kushtet normale".

Hasar tha se viti 2024 ishte viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Türkiye ndërsa viti 2025 ishte më i thati. Ai tha se nivelet e reshjeve afatgjata kanë rënë me 28 për qind, duke shtuar se reshjet prej 300 kilogramësh për metër katror brenda një dite pasqyrojnë pasojat e krizës klimatike dhe jo reshjet e zakonshme.

Ai theksoi rëndësinë e veprimeve lokale për klimën dhe të planifikimit të bazuar në shkencë, duke thënë se masat parandaluese mund të ulin kostot. Hasar tha se Türkiye do të prezantojë projekte pilot në konferencën në Antalya. "Nëpërmjet një projekti pilot në Antalya gjatë COP31, do të përpiqemi t'ua demonstrojmë këto përpjekje të gjithëve", u shpreh ai.

Konferenca e OKB-së për Ndryshimet Klimatike COP31 pritet të mbahet nga 9 deri më 20 nëntor në Antalya, në rivierën turke ndërsa president i konferencës do të jetë Murat Kurum, ministër turk i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike.

Sipas OKB-së, konferenca "është vendi ku bota bashkohet për të rënë dakord mbi masat për përballimin e krizës klimatike, si kufizimi i rritjes së temperaturës globale në 1,5 gradë Celsius, ndihma për komunitetet e cenueshme që të përshtaten me pasojat e ndryshimeve klimatike dhe arritja e emetimeve neto zero deri në vitin 2050".

Konferenca do të mbledhë liderë botërorë dhe negociatorë nga shtetet anëtare të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), me qëllim përparimin e mëtejshëm të përpjekjeve globale. Udhëheqës të biznesit, të rinj, shkencëtarë të klimës, popuj indigjenë dhe përfaqësues të shoqërisë civile do të "ndajnë njohuri dhe praktika të mira për të forcuar veprimet klimatike globale, kolektive dhe gjithëpërfshirëse", shtoi OKB-ja.

Eksploro
Aeroporti i Istanbulit javën e kaluar ishte aeroporti më i ngarkuari në Evropë
Kryeparlamentari turk takohet me homologun moldav në Romë
Kryediplomati turk takohet me homologun rus në Baku
Ministri i Jashtëm turk dhe delegacione të tjera bojkotuan fjalimin e presidentit izraelit në Baku
Türkiye dënon vendimin e Kolumbisë për ta zhvendosur ambasadën e saj nga Tel-Avivi në Kuds
Türkiye pret që ShBA-ja t’i heqë sanksionet CAATSA dhe kufizimet ndaj industrisë së mbrojtjes
Amfora të lashta 4.700 vjet zbulohen pranë ishullit Kekova të Türkiyes
Ministri turk i Energjisë kërkon diversifikimin e burimeve energjetike dhe të rrugëve të furnizimit
“Do ta zgjidhja sërish”: Udhëtimi 60-vjeçar i një mjeshtri turk  libërlidhës
NATO-ja kërkon rritjen e prodhimit të mbrojtjes, vlerëson transformimin industrial të Türkiyes
Bolat: Türkiye dhe BE-ja duhet ta forcojnë bashkëpunimin përballë pasigurive në tregtinë globale
Ministri i Jashtëm turk dhe homologu iranian diskutojnë zhvillimet rajonale në bisedë telefonike
Erdoğan pranon letrat kredenciale të ambasadorëve të pesë vendeve
Presidenti turk dhe princi i kurorës saudite diskutojnë mbi sulmet e Huthive ndaj Arabisë Saudite
Türkiye i kërkon Izraelit të ndalojë sulmet "e pamatura" në Siri
Kryeparlamentari turk: Türkiye duhet ta forcojë frontin e brendshëm mes paqëndrueshmërisë rajonale
Presidenti turk dënon ashpër sulmin vdekjeprurës të Huthive ndaj aeroportit në kryeqytetin saudit
Burime turke të sigurisë: Grupi terrorist PKK/KCK evakuon katër strehimore në veri të Irakut
Türkiye, Arabia Saudite, Jordania dhe Siria diskutojnë për projektin e madh të ndërlidhjes elektrike
Zëvendëspresidenti turk: Procesi "Türkiye pa Terror" po përparon pozitivisht