| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Kryediplomati turk takohet me homologun rus në Baku
Ministri Hakan Fidan pritet edhe nga presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në margjinat e samitit të 7-të të CICA-s.
Kryediplomati turk takohet me homologun rus në Baku
Kryediplomati turk takohet me homologun rus në Baku

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, u takua të enjten me homologun e tij rus, Sergey Llavrov, në margjinat e samitit të Konferencës për Ndërveprim dhe Masa të Ndërtimit të Besimit në Azi (CICA), që po mbahet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Më vonë, Fidan u prit nga presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në margjinat e samitit, sipas burimeve diplomatike.

Samiti njëditor i së enjtes, i organizuar nga Azerbajxhani në cilësinë e kryesuesit aktual të CICA-s, ka mbledhur përfaqësues të shteteve anëtare, vendeve vëzhguese dhe organizatave partnere ndërkombëtare.

Diskutimet pritet të përqendrohen te bashkëpunimi rajonal, ndërlidhja, digjitalizimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm, nën kryesimin e Azerbajxhanit.

Në samit pritet të miratohet Deklarata e Bakusë dhe një deklaratë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe të njoftohet anëtarësimi i Laosit si anëtar i ri.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë