| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Bolat: Türkiye dhe BE-ja duhet ta forcojnë bashkëpunimin përballë pasigurive në tregtinë globale
Ministri turk i Tregtisë, Ömer Bolat, tha se politikat industriale të BE-së duhet t’i marrin parasysh zinxhirët e prodhimit dhe furnizimit të krijuar përmes Unionit Doganor.
Bolat: Türkiye dhe BE-ja duhet ta forcojnë bashkëpunimin përballë pasigurive në tregtinë globale
Bolat: Türkiye dhe BE-ja duhet ta forcojnë bashkëpunimin përballë pasigurive në tregtinë globale / َAA

Türkiye dhe Bashkimi Evropian duhet të veprojnë me një qasje të përbashkët ndaj konkurrueshmërisë dhe sigurisë ekonomike, në një kohë kur tregtia globale po përballet me pasiguri, deklaroi të martën ministri turk i Tregtisë, Ömer Bolat.

Në një postim në platformën turke të rrjeteve sociale NSosyal, pas Samitit të Biznesit Türkiye-BE në Bruksel, Bolat tha se iu drejtua përfaqësuesve të biznesit së bashku me komisionerin evropian për Tregtinë dhe Sigurinë Ekonomike, Marosh Shefçoviq. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të shumtë të komuniteteve të biznesit nga Türkiye dhe BE-ja.

Bolat theksoi se shkëmbimet tregtare dypalëshe, që tejkalojnë 233 miliardë dollarë, dhe fakti që kapitali evropian përbën rreth 70 për qind të investimeve të huaja direkte në Türkiye, dëshmojnë thellësinë e partneritetit ekonomik dhe ndërvarësinë mes dy palëve.

Ai tha se Shefçoviqi nënvizoi rëndësinë strategjike të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Türkiye-BE, duke theksuar rolin kyç të mekanizmit të Dialogut të Nivelit të Lartë për Tregtinë në zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.

Bolat theksoi se politikat e reja industriale dhe të konkurrueshmërisë të BE-së duhet të marrin parasysh zinxhirët e fuqishëm të prodhimit dhe furnizimit, të krijuar përmes Unionit Doganor.

“Türkiye nuk është vetëm një partner i rëndësishëm tregtar për Evropën, por edhe një bazë e fuqishme prodhimi, një partner i besueshëm në zinxhirët e furnizimit dhe një partner strategjik në konkurrencën globale”, tha ai.

Sipas Bolatit, potenciali i Türkiyes për të forcuar kapacitetet industriale të Evropës, sigurinë e furnizimit dhe konkurrueshmërinë në tregjet globale po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.

Ai shtoi se thellimi i marrëdhënieve ekonomike, duke u mbështetur në arritjet ekzistuese, do t'u shërbente interesave afatgjata të të dyja palëve.

Bolat rikonfirmoi vendosmërinë për të forcuar bashkëpunimin në tranzicionin e gjelbër dhe atë digjital, për të shfrytëzuar në mënyrë më efektive mundësitë që ofron Unioni Doganor dhe për të fuqizuar lidhjet mes komuniteteve të biznesit, me synim rritjen e konkurrueshmërisë së përbashkët dhe shkëmbimeve tregtare dypalëshe.

Ai tha gjithashtu se vizioni “Shekulli i Türkiyes”, i ndjekur nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, synon zgjerimin e kapaciteteve të vendit në prodhim, eksporte, investime dhe teknologji, si dhe forcimin e pozitës së tij në ekonominë globale.

Bolat shtoi se Türkiye do të vazhdojë të punojë për ta fuqizuar rolin e saj në tregtinë ndërkombëtare, duke shfrytëzuar pozicionin strategjik, infrastrukturën industriale, fuqinë punëtore të kualifikuar dhe kapacitetet prodhuese.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Türkiye i kërkon Izraelit të ndalojë sulmet "e pamatura" në Siri
Kryeparlamentari turk: Türkiye duhet ta forcojë frontin e brendshëm mes paqëndrueshmërisë rajonale
Presidenti turk dënon ashpër sulmin vdekjeprurës të Huthive ndaj aeroportit në kryeqytetin saudit
Burime turke të sigurisë: Grupi terrorist PKK/KCK evakuon katër strehimore në veri të Irakut
Türkiye, Arabia Saudite, Jordania dhe Siria diskutojnë për projektin e madh të ndërlidhjes elektrike
Zëvendëspresidenti turk: Procesi "Türkiye pa Terror" po përparon pozitivisht
Türkiye dënon “me termat më të ashpër” sulmin e fundit të Huthive ndaj aeroportit King Khalid
Erdoğan thekson historinë e përbashkët dhe lidhjet kulturore mes vendeve turkike
Türkiye ndalon platformat e rrjeteve sociale t’u ofrojnë shërbime fëmijëve nën moshën 15-vjeçare
Ambasadori turk në Tiranë: Türkiye e sheh Ballkanin si rajon me rëndësi strategjike
Kontraktorët turq realizojnë projekte jashtë vendit me vlerë prej 570 miliardë dollarësh
Erdoğan: Marrëveshjet ndërkombëtare kanë “humbur efektivitetin”
Republika Turke e Qipros së Veriut kritikon BE-në për izolimin e turko-qipriotëve
Türkiye dhe Kina nënshkruajnë marrëveshje për teknologjinë satelitore në IAC 2026 në Antalya
Fidan: Türkiye drejt ratifikimit të marrëveshjes së mbrojtjes së Mekës
Türkiye i jep përparësi stabilitetit makrofinanciar përballë sfidave globale
Ministri turk i Mbrojtjes, takohet në Ankara me homologun shqiptar
Ministri i Industrisë: Türkiye ka dyfishuar pjesëmarrjen në prodhimin industrial global
Erdoğan dhe Putin diskutojnë mbi marrëdhëniet Türkiye-Rusi dhe sigurinë në Detin e Zi
Ministri turk i Drejtësisë jep detaje për hetimin mbi fondet dhe procesin “Türkiye pa terrorizëm”