Kryetari i Parlamentit të Türkiyes, Numan Kurtulmus, u takua me homologun e tij moldav, Igor Grosu, në margjinat e Konferencës Evropiane të Kryetarëve të Parlamenteve, që po mbahet në Romë.
Gjatë takimit në Dhomën e Deputetëve të Italisë, Kurtulmus tha se turqit gagauzë shërbejnë si një urë e fortë për ruajtjen e marrëdhënieve të qëndrueshme mes Türkiyes dhe Moldavisë, duke shtuar se forcimi i mëtejshëm i kësaj ure do të ishte në dobi të të dy vendeve.
Kurtulmus tha se Türkiye pret që komuniteti turk në Gagauzi të ruajë bashkëpunimin e ngushtë me Kishinaun dhe të kontribuojë në zhvillimin e Moldavisë si qytetarë të barabartë.
Ai theksoi se Türkiye mbështet zhvillimin e marrëdhënieve miqësore mes Kishinaut dhe Komratit.
Kryetari i Parlamentit tha se Türkiye do të vazhdojë të kontribuojë në mirëqenien dhe zhvillimin e popullit moldav dhe të turqve gagauzë.




























