Partia Likud e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka kërkuar zgjatjen e orarit të votimit përtej mbylljes së planifikuar në orën 22:00 me kohën lokale, pasi pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të vendit arriti një rekord për këtë orë të ditës.
Sipas së përditshmes izraelite Yedioth Ahronoth, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, gjyqtari Noam Solberg, do të vendosë për kërkesën.
Komisioni sqaroi se të gjithë personat që mbërrijnë në një qendër votimi deri në orën 22:00 do të lejohen të votojnë, edhe nëse e hedhin votën e tyre pas këtij orari.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime arriti në 55,7 për qind deri në orën 16:00, niveli më i lartë i regjistruar për këtë orë që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave në vitin 1973.
Më shumë se 7,3 milionë izraelitë kanë të drejtë vote në zgjedhjet për përzgjedhjen e anëtarëve të Knessetit, parlamentit izraelit, i cili ka 120 ulëse.
Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 me kohën lokale.
Këto zgjedhje shënojnë zgjedhjet e para të përgjithshme në Izrael që nga fillimi i luftës gjenocidale në Rripin e Gazës, në tetor të vitit 2023.























