| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kosovë, shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 7 qershorit
Sipas rezultateve përfundimtare, LVV-ja ka dalë partia më e madhe parlamentare me 53 deputetë në Legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës, e ndjekur nga PDK-ja me 22 deputetë dhe LDK-ja me 18 deputetë.
Kosovë, shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 7 qershorit
Kosovë, shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 7 qershorit/ AA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Kosovës ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Në një mbledhje të KQZ-së, anëtarët e këtij komisioni kanë miratuar listat e kandidatëve të të gjitha partive.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se pas këtij vendimi kandidatët kanë të drejtë ankese ndaj shpalljes së rezultatit në afat prej 48 orësh, duke filluar nga mesdita e sotme deri në mesditën e ditës së hënë.

Sipas rezultateve përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë partia më e madhe parlamentare me 53 deputetë në Legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të ketë 22 deputetë në legjislaturën e re, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 18 deputetë. Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të përfaqësohet me shtatë deputetë.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, pritet të nisin procedurat për certifikimin e tyre dhe më pas hapat për formimin e institucioneve.

Kryeministri në detyrë, njëherësh kandidat për kryeministër nga LVV-ja, Albin Kurti, ka deklaruar se diskutimet për një bashkëpunim të mundshëm politik do të nisin pas certifikimit të rezultateve.


Eksploro
Kosovë, lansohet një aplikacion kundër dhunës ndaj fëmijëve
Hoxha në Nikozi: Presidenca e Qipros Jugore avancoi një agjendë ambicioze për një BE më elastike
Rama: Ukraina duhet ta sigurojë paqen me të njëjtën vendosmëri që po mbron lirinë e saj
Haxhiu: Serbia mban përgjegjësi për hapjen e arkivave dhe zbardhjen e fatit të të pagjeturve
ShBA-ja zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor
Autobusët urbanë në Shqipëri përjashtohen nga detyrimi për pajisje POS
Në Shkup u mbajt koncerti i muzikës së tasavufit
Tiranë, kryeministri Rama priti në takim ambasadorin turk
Shqipëri, hapet ekspozita mbi trashëgiminë historike dhe kulturore të komunitetit egjiptian
Kurti: Nga mijëra lëndë të trashëguara nga EULEX-i, asnjë nuk ishte për Masakrën e Reçakut
Shqipëri: Gjatë vitit 2025 institucionet kulturore u vizituan nga 1,5 milionë vizitorë
Partia boshnjake dënon deklaratat e ministrit të Jashtëm izraelit për pakicat e krishtera
Burhan Shaban dhe Mustafa Demirci vijnë në Shkup me koncert të muzikës shpirtërore
Tiranë, vazhdon në ditën e 24-t protesta me moton "Shqipëria nuk është në shitje"
Thellohet bashkëpunimi midis Avokatëve të Popullit Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut
Prishtinë: Hapet Edicioni i 8-të i Festivalit Multikulturor "Krah"
Fotografët kapin momentin e rrallë, vetëm disa metra larg me rrëqebullin ballkanik
LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim me LVV-në, Kurti pret certifikimin e rezultateve
Shqipëri, mbahet tubim në "mbrojtje të shërbimeve publike dhe dinjitetit të punonjësve"
Mbahet Asambleja e Përgjithshme e Degës së Shqipërisë të Bashkimit të Demokratëve Ndërkombëtarë