| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kosovë, u.d. presidentja Haxhiu priti në takim ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e FSK-së
Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes, u.d. presidentja Haxhiu ka bërë të ditur se ka diskutuar me krerët e mbrojtjes kosovare për të arriturat, sfidat dhe hapat e ardhshëm të FSK-së.
Kosovë, u.d. presidentja Haxhiu priti në takim ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e FSK-së
Kosovë, u.d. presidentja Haxhiu priti në takim ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e FSK-së / AA
10 orë më parë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes, u.d. presidentja Haxhiu ka bërë të ditur se ka diskutuar me krerët e Mbrojtjes Kosovare për të arriturat, sfidat dhe hapat e ardhshëm të FSK-së.

"Diskutuam për arritjet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, sfidat aktuale dhe hapat e ardhshëm për fuqizimin strategjik të FSK-së", tha Haxhiu.

Ajo tha edhe se zhvillimi i mëtejmë i FSK-së mbetet prioritet shtetëror dhe kyç për forcimin e sigurisë së Republikës së Kosovës.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë