| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Pakistani falënderon Kinën, Arabinë Saudite, Türkiyen dhe aleatët për armëpushimin ShBA-Iran
Kryeministri pakistanez Sharif falënderoi Kinën, Türkiyen, Arabinë Saudite dhe aleatët e tjerë për "mbështetjen e tyre të paçmuar" drejt sigurimit të armëpushimit midis ShBA-së dhe Iranit.
Pakistani falënderon Kinën, Arabinë Saudite, Türkiyen dhe aleatët për armëpushimin ShBA-Iran
Pakistani falënderon Kinën, Arabinë Saudite, Türkiyen dhe aleatët për armëpushimin ShBA-Iran / TRT Balkan
10 orë më parë

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, falënderoi sot Kinën, Türkiyen, Arabinë Saudite dhe aleatët e tjerë për "mbështetjen e tyre të paçmuar" drejt sigurimit të një armëpushimi midis ShBA-së dhe Iranit. 

"Derisa vazhdojmë me bisedimet në Islamabad dëshiroj të shpreh mirënjohjen tonë më të thellë dhe të sinqertë për vendet tona vëllazërore të Kinës, Arabisë Saudite, Türkiyes, Egjiptit dhe Katarit për ofrimin e mbështetjes së paçmuar dhe të plotë drejt arritjes së armëpushimit dhe dhënies së një shansi përpjekjeve paqësore diplomatike për të kërkuar një fund gjithëpërfshirës dhe përfundimtar të konfliktit", tha Sharif në një postim në platformën amerikane të mediave sociale X.

Sharif, sot në mëngjes njoftoi armëpushimin dyjavor midis palëve ndërluftuese dhe ftoi delegacionet nga ShBA-ja dhe Irani në Islamabad të premten "për të negociuar më tej një marrëveshje përfundimtare për t’i zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet".

Ai vlerësoi dhe falënderoi thellësisht vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit. "Mbështetja dhe angazhimi i vazhdueshëm i tyre për paqen dhe stabilitetin në rajon mbetet thelbësore për përpjekjet tona", shtoi Sharif.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, njoftoi të martën një armëpushim dyjavor me Iranin, duke thënë se Teherani paraqiti propozim “të realizueshëm” me 10 pika për negociata.

“Udhëheqja e të gjitha vendeve tona vëllazërore dhe ShBA-së demonstruan largpamësi, zgjuarsi dhe durim të jashtëzakonshëm strategjik në dhënien e një shansi paqes”, tha Sharif, i cili sot herët foli me presidentin iranian Masoud Pezeshkian, duke konfirmuar pjesëmarrjen e Teheranit në bisedimet e Islamabadit.

“Le të punojmë të gjithë së bashku për të krijuar paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë”, tha Sharif ndërsa falënderoi siç tha, “të gjithë partnerët dhe miqtë tanë” në gjithë globin që kanë kontaktuar dhe kanë pranuar përpjekjet e sinqerta të Pakistanit për “paqe globale”.

Njoftimi për armëpushim erdhi më pak se dy orë para skadimit të një afati që Trumpi ia kishte zgjatur vazhdimisht Iranit për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të pranuar marrëveshje ose do të përballej me “shkatërrimin e një qytetërimi të tërë”.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë