| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Ulja e tensioneve në Lindjen e Mesme, bie dollari amerikan ndërsa rritet çmimi i arit
Pas propozimit të kryeministrit pakistanez Shehbaz Sharif për armëpushim dyjavor midis Iranit dhe ShBA-së, Trump njoftoi se ai pranoi "të pezullojë bombardimet dhe sulmet ndaj Iranit për një periudhë dy-javore".
Ulja e tensioneve në Lindjen e Mesme, bie dollari amerikan ndërsa rritet çmimi i arit
Ulja e tensioneve në Lindjen e Mesme, bie dollari amerikan ndërsa rritet çmimi i arit / TRT Balkan
15 orë më parë

Pas lehtësimit të tensioneve në Lindjen e Mesme lidhur me marrëveshjen e armëpushimit, dollari amerikan shënoi rënie kundrejt euros ndërsa çmimet e arit u rritën.

Dollari amerikan ra me rreth 1 për qind kundrejt euros dhe 1.1 për qind kundrejt paundit britanik. Kursi i këmbimit USD/EUR është në 0.85 dhe USD/EUR është në 0.72 që nga ora 06:45GMT.

Ndërkohë, çmimet e arit u rritën me rreth 2.7 për qind në 4.830 dollarë për ons. Çmimet e argjendit gjithashtu shënuan rritje deri në 6.33 për qind në 77.5 dollarë për ons.

Pas propozimit të kryeministrit pakistanez Shehbaz Sharif për armëpushim dyjavor midis Iranit dhe ShBA-së, Trump njoftoi se ai pranoi "të pezullojë bombardimet dhe sulmet ndaj Iranit për një periudhë dy-javore".

Sharif ftoi delegacionet iraniane dhe amerikane në Islamabad të premten. Ai tha se Uashingtoni dhe Teherani, së bashku me aleatët e tyre, kanë rënë dakord për armëpushim të menjëhershëm në të gjitha zonat e konfliktit.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë