Numri i viktimave nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 5.346, tha të martën presidenti i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodriguez.
Rodriguez postoi një tabelë në platformën e mediave sociale X, duke treguar se gjithsej 16.740 persona janë lënduar nga lëkundjet e fuqishme.
Ai tha se autoritetet kanë ndihmuar 128.324 familje dhe kanë krijuar 107 kampe të përkohshme ku strehohen 21.235 njerëz ndërsa 17.907 mbeten pa strehim të përhershëm.
TË REKOMANDUARA
Rodriguez tha se tërmetet dëmtuan 856 ndërtesa, përfshirë 190 që u shembën.
Tërmetet me magnitudë 7,2 dhe 7,5 ballë, goditën vendin e Amerikës së Jugut më 24 qershor.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë






















