Shqipëria është përfshirë në orët e natës së kaluar nga stuhitë, ku si pasojë ka shkaktuar dëmtime në disa biznese dhe hapësira publike dhe probleme të furnizimit me energji elektrike.
Situata më problematike është raportuar në bashkitë Sarandë, Vlorë dhe Himarë.
Raportohet se një elektricist ka ndërruar jetë në Himarë ndërsa ishte në punë për rikthimin e energjisë pas stuhisë dhe disa persona kanë mbetur të lënduar nga thyerja e xhamave në qytetin e Sarandës.
Në qytetin e Sarandës rrëzimi i pemëve ka shkaktuar bllokim të disa rrugëve, ndërkohë autoritetet janë angazhuar për pastrimin e hapësirave publike.
Stuhi dhe reshje shiu ka patur edhe në disa zona të Qarkut të Tiranës, ndërkohë paraprakisht nga autoritetet nuk janë njoftuar dëme materiale apo në njerëz në kryeqytet.




















