| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Ushtria e Maqedonisë së Veriut intensifikon stërvitjet taktike të LPBG-së në “BLESOK 26”
Njësia e Grupit të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë po zhvillon aktivitete në kushte të ndryshme të simuluara taktike, me qëllim vlerësimin e aftësisë së njësisë për reagim në kohë, vendimmarrje dhe koordinim në një mjedis dinamik dhe sfidues.
Ushtria e Maqedonisë së Veriut intensifikon stërvitjet taktike të LPBG-së në “BLESOK 26”
Ushtria e Maqedonisë së Veriut intensifikon stërvitjet taktike të LPBG-së në “BLESOK 26” / AA

Në kuadër të stërvitjes ushtarake “BLESOK 26”, që po zhvillohet në poligonin e ushtrisë “Krivollak”, aktivitetet taktike të njësive të Grupit të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë (LPBG) po vazhdojnë me intensitet të shtuar, ku në terren po realizohen skenarë kompleksë që kërkojnë reagim të shpejtë dhe koordinim të lartë nga pjesëmarrësit.

Sipas autoriteteve ushtarake të Maqedonisë së Veriut, LPBG-ja po zhvillon aktivitete në kushte të ndryshme të simuluara taktike, me qëllim vlerësimin e aftësisë së njësisë për reagim në kohë, vendimmarrje dhe koordinim në një mjedis dinamik dhe sfidues.

Në kuadër të aktiviteteve stërvitore po realizohen skenarë që përfshijnë reagim ndaj kërcënimeve të papritura dhe kontakt me kundërshtarin, zbulim dhe vëzhgim në kushte të mbrojtjes nga armët kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore, veprime në rast të cenimit të sigurisë së objekteve ushtarake dhe tentativave për hyrje me forcë në to, si dhe dhënien e ndihmës së parë për personat e lënduar.

Sipas njoftimit nga ushtria e Maqedonisë së Veriut, këto aktivitete janë pjesë e objektivave të stërvitjes dhe synojnë ngritjen e nivelit të gatishmërisë luftarake dhe përmirësimin e aftësive operacionale të njësisë.

Ushtrimi “BLESOK 26” po zhvillohet në kuadër të planit vjetor të trajnimeve të forcave të armatosura të Maqedonisë së Veriut.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Rama: Po punojmë për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik me Greqinë
Kurti: Zgjedhjet e reja do t’i kushtonin shtetit dhjetëra milionë euro
Shqipëria hap edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Studentë
Kurti në takim me Whitaker: Prania e NATO-s në Kosovë vendimtare për paqen dhe sigurinë
Shkup, hapet zyrtarisht projekti "Shkolla Rinore Ballkanike 2026"
Komandanti i KFOR-it pret ambasadorin amerikan në NATO, diskutojnë për sigurinë në Kosovë
RMV: Vazhdon stërvitja "BLESOK 26" me aktivitete të orientuara drejt kryerjes së detyrave taktike
Komandanti i KFOR-it, Ulutas: Paqja në Kosovë arrihet me diplomaci, jo me dhunë
Pushteti dhe opozita përplasen në Kuvendin e Kosovës për sektorin e energjisë elektrike
Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina thellojnë bashkëpunimin
Kryeministri Rama takon në Abu Dhabi presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe
Hoxha-Bettel: Shqipëria dhe Luksemburgu e synojnë thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e integrim
Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacion ndërkombëtar paqeruajtës në Gaza
Gërliq-Radman: Mali i Zi po e politizon Jasenovacin dhe po i thellon ndarjet
Ministri Hoxha takon komisaren Kos: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së bazohet në angazhime të forta
Nuk ka marrëveshje për Presidentin, Kurti: Kosova drejt zgjedhjeve të reja
Rumen Radev, ish-presidenti e shefi i Forcave Ajrore të Bullgarisë gati për t'u rikthyer në pushtet
Shqipëri, TIKA vazhdon mbështetjen për Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Maqedonia e Veriut dhe Kazakistani të gatshëm për avancimin e marrëdhënieve bilaterale
​Kosova dhe Shqipëria me tjetër hap të rëndësishëm për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”