| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
BE-ja ndan 188,2 milionë dollarë për rritjen e prodhimit të pajisjeve mbrojtëse
Projektet synojnë rritjen e prodhimit vjetor të materialeve energjetike, sistemeve të shtytjes, kokave luftarake dhe municioneve.
BE-ja ndan 188,2 milionë dollarë për rritjen e prodhimit të pajisjeve mbrojtëse
BE-ja ndan 188,2 milionë dollarë për rritjen e prodhimit të pajisjeve mbrojtëse

Komisioni Evropian ndau të mërkurën 168,2 milionë euro (188,2 milionë dollarë) për tetë projekte që e synojnë rritjen e kapaciteteve të prodhimit të industrisë evropiane të mbrojtjes, në kuadër të Programit Evropian për Industrinë e Mbrojtjes.

Sipas një deklarate, projektet pritet të mobilizojnë 1,26 miliardë euro investime industriale për të përshpejtuar dhe zgjeruar prodhimin e komponentëve energjetikë që përdoren në raketa, dronë dhe municione.

Projektet, të cilat pritet të bëhen funksionale nga viti 2027, synojnë të reduktojnë kohën e prodhimit deri në 90 për qind dhe të mundësojnë prodhimin vjetor të mbi 20 mijë tonëve materialesh energjetike, 3.500 sistemeve të shtytjes për dronë dhe raketa, 200 mijë kokave luftarake për municione fluturuese vetëshkatërruese dhe 60 milionë fishekëve.

Investimet do të përfshijnë 17 objekte prodhimi në 14 shtete anëtare të BE-së dhe në Norvegji, duke e forcuar njëkohësisht mbrojtjen e tyre ndaj kërcënimeve në rritje fizike dhe kibernetike.

Kjo nismë mbështetet në Aktin e BE-së për Mbështetjen e Prodhimit të Municioneve, një instrument emergjent i krijuar për të kapërcyer pengesat në prodhim dhe për t’i rritur kapacitetet e prodhimit të municioneve pas fillimit të luftës në Ukrainë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë