| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kurti: Buxheti i vitit 2027 do ta përfshijë mbështetjen financiare për ish-krerët e UÇK-së në apel
“Ta kemi parasysh që së pari duhet strategjia shtetërore dhe më pastaj kostot. Njëherë vjen ideja, vizioni, mekanizmat dhe masat e pastaj edhe kostoja e tyre”, theksoi Kurti.
Kurti: Buxheti i vitit 2027 do ta përfshijë mbështetjen financiare për ish-krerët e UÇK-së në apel
Kurti: Buxheti i vitit 2027 do ta përfshijë mbështetjen financiare për ish-krerët e UÇK-së në apel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se në buxhetin e vitit 2027 do të përfshihet veç tjerash edhe mbështetja financiare për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në shkallën e apelit.

Kryeministri Kurti, i cili është pyetur nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, lidhur me atë nëse Qeveria ka ndarë buxhet për zbatimin e strategjisë shtetërore në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, tha se e rëndësishme ka qenë fillimisht të bëhet ideja dhe mekanizmat për mbrojtjen e tyre, pastaj kostoja.

“Ne kem afatin deri më 31 tetor që ta votojmë buxhetin për vitin 2027, këtë do ta bëjmë dhe natyrisht aty do të përfshihen të gjitha linjat e nevojshme për secilën fushë, por edhe për çështjen e mbështetjes financiare për katër ish-krerët e UÇK-së. Ta kemi parasysh që së pari duhet strategjia shtetërore dhe më pastaj kostot. Njëherë vije ideja, vizioni, mekanizmat dhe masat e pastaj edhe kostoja e tyre”, theksoi Kurti.

Kurti ka thënë se grupi punues për strategjinë shtetërore i cili është gjithëpërfshirës në kuptimin e përbërjes së anëtarëve, do ta informojë atë një herë në muaj.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se fillimi i punës së presidentes Justina Shiroka-Pula e hap një kapitull të ri institucional që duhet të shoqërohet me përfaqësim dinjitoz të shtetit të Kosovës.

Hamza tha se pret që mandati i presidentes Shiroka-Pula të shoqërohet me angazhim të vazhdueshëm për procesin në Hagë, respektimin e të drejtave të tyre dhe mbrojtjen e së vërtetës së luftës së UÇK-së.

“Mbrojtja e luftës së UÇK-së është përgjegjësi edhe ndaj brezave që kanë trashëguar dhe do ta trashëgojnë lirinë. Dhe kjo përgjegjësi na takon të gjithëve pa dallim partie, bindje apo pozite institucionale”, theksoi Hamza.

Gjatë ditës, nga zyra e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, konfirmuan se kryetarja Haxhiu i ka përcjellë për dekretim te presidentja Justina Shiroka-Pula ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të cilat u miratuan në Kuvend më 6 tetor. Presidentja Shiroka-Pula tani ka tetë ditë kohë për ta dekretuar ligjin.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Tiranë, mbahet diskutim për jetën dhe veprën e shkrimtarit Omer Seyfettin
Plenkoviq hedh poshtë akuzat e Vuçiqit: Kroacia nuk ndërhyn në zgjedhjet e Serbisë
Vijojnë tensionet dhe përplasjet me policinë në ditën e tretë të protestave në Tiranë
Protesta e dytë në Shqipëri: 55 persona të arrestuar, 51 policë të lënduar
Pacientes nga Kosova i trajtohet çrregullimi i ritmit të zemrës në Türkiye
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Türkiyes takohet me liderët e Kosovës dhe homolog të rajonit
Shqipëri, sërish tensione në protestën e thirrur nga studentët
Shkon në 11 numri i viktimave nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut
Shqipëri, sërish tensione në protestën e thirrur nga studentët
ShBA-ja: Dialogu Strategjik me Kosovën mund të zhvillohet kur të krijohen kushtet e duhura
Gjenerali italian Roberto Vergori merr detyrën e Komandantit të KFOR-it
Qeveria e Kosovës formon grup pune për Apelin e ish-krerëve të UÇK-së
Gjenden mbetje mortore në Zhabar të Mitrovicës, dyshohet se i përkasin një viktime të luftës
Policia e Kosovës konfiskon armë, granata dhe rreth 2 mijë fishekë në Zubin Potok
Shqipëria mbyll kapitullin e katërt në negociatat me BE-në
BE-ja i kërkon llogaridhënie Serbisë për mungesën e veprimeve ndaj përgjegjësve të sulmit në Banjskë
Konjufca në Varshavë, në fokus integrimi evropian dhe siguria e Kosovës
Protesta e studentëve shqiptarë para Ministrisë së Arsimit përshkallëzohet me përplasje me policinë
Presidentja Shiroka-Pula pranon letër urimi nga presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan
Shkup, mbahet Punëtoria e 15-të Ndërkombëtare për Komunikimin me të Ardhmen