| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye teston silurin vendas AKYA
"Goditja tregon nivelin teknologjik të arritur në industrinë turke të mbrojtjes", thuhet në deklaratën zyrtare.
Türkiye teston silurin vendas AKYA
Türkiye teston silurin vendas AKYA. / AA

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes njoftoi gjuajtjen e suksesshme të silurëve AKYA të zhvilluara në vend gjatë një stërvitje detare.

Ushtria gjuajti silurin, të zhvilluar nga prodhuesi turk i raketave ROKETSAN, nga nëndetësja TCG Sakarya si pjesë e stërvitjes DENIZKURDU-II 2026, deklaroi ministria sot në platformën turke të medieve sociale NSosyal.

Arma arriti goditje të drejtpërdrejtë dhe e shkatërroi me sukses anijen e synuar.

Ministria tha se sulmi tregoi edhe një herë nivelin teknologjik që arriti industria turke e mbrojtjes.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë