| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Delegacionet Iran-ShBA largohen nga Islamabadi pas dështimit të negociatave
Pakistani u ka bërë thirrje të dyja palëve të respektojnë angazhimin e tyre për armëpushimin e arritur më herët këtë javë.
Delegacionet Iran-ShBA largohen nga Islamabadi pas dështimit të negociatave
Delegacionet Iran-ShBA largohen nga Islamabadi pas dështimit të negociatave / Reuters
16 orë më parë

Delegacioni i Iranit dhe ai i Shteteve të Bashkuara janë larguar nga Islamabadi pasi bisedimet me rëndësi të lartë përfunduan pa arritjen e një marrëveshjeje.

Delegacioni iranian, i udhëhequr nga kryetari i parlamentit Mohammad Bagher Qalibaf dhe i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, u largua nga Pakistani pas negociatave intensive.

Bisedimet, të zhvilluara në kuadër të “Bisedimeve të Islamabadit,” u organizuan dhe u ndërmjetësuan nga Pakistani si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund përfundimisht luftës SHBA-Izrael kundër Iranit që filloi më 28 shkurt. Pakistani ndërmjetësoi gjithashtu një armëpushim dyjavor më herët gjatë kësaj jave.

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, konfirmoi përfundimin e negociatave, duke u bërë thirrje të dyja palëve të respektojnë angazhimin e tyre për armëpushimin.

Ai shprehu shpresën se Uashingtoni dhe Teherani do të vazhdojnë angazhimin në një “frymë pozitive” për të arritur paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

Dar tha se Pakistani do të vazhdojë të luajë rolin e tij për të lehtësuar angazhimin dhe dialogun midis Iranit dhe ShBA-së “në ditët në vijim”.

Delegacioni amerikan u udhëhoq nga nënpresidenti JD Vance dhe përfshinte gjithashtu të dërguarit Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Bisedimet përfshinë disa raunde diskutimesh të drejtpërdrejta dhe të tërthorta të ndërmjetësuara nga zyrtarë të lartë pakistanezë, përfshirë shefin e ushtrisë Asim Munir.

Edhe Vance u largua nga Islamabadi dhe u përcoll në aeroport nga zyrtarë pakistanezë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Ende pa marrëveshje: Zv/presidenti i ShBA-së thotë se Irani zgjodhi të “mos pranojë kushtet tona”
Bisedimet Iran–ShBA përfundojnë pa marrëveshje pas 21 orësh negociata
Përfundon raundi i parë i bisedimeve Iran-ShBA në Pakistan
Zhvillohet takim trepalësh ballë për ballë ShBA-Iran-Pakistan në Islamabad
Hyn në fuqi armëpushimi 32-orësh Rusi-Ukrainë për Pashkët
Bisedimet Iran-ShBA në Islamabad hyjnë në fazën e nivelit të ekspertëve
Trumpi: ShBA-ja po “pastron” Ngushticën e Hormuzit
Nis raundi i parë i bisedimeve ShBA-Iran në Islamabad
Delegacioni iranian zhvillon takim me kryeministrin pakistanez në Islamabad
D-8: Pakistani, Türkiye dhe Egjipti të angazhuar aktivisht në ndërmjetësim e konfliktit në Iran
Pakistani pret bisedimet historike ShBA-Iran, më të rëndësishme që nga 1979
BE-ja dhe liderët aziatikë kërkojnë “zgjidhje të negociuar substanciale” para takimit ShBA-Iran
Teherani: Propozimi iranian me 10 pika është pranuar si bazë për negociatat
Zv/presidenti i ShBA-së niset drejt Pakistanit për bisedime paqeje me Iranin
Izraeli përjashton Spanjën nga qendra e monitorimit të armëpushimit në Gaza
Trumpi paralajmëron përdorim të forcës nëse nuk arrihet marrëveshje me Iranin
Holanda: Anëtarësimi në NATO jetik për interesat e ShBA-së, thekson rolin kyç të Türkiyes
ShBA-ja do t’i presë bisedimet Izrael-Liban për armëpushimin javën e ardhshme
Damasku: Veprimet izraelite minojnë ndërmjetësimin e ShBA-së në bisedimet Siri-Izrael
Putin shpall armëpushim për Pashkë me Ukrainën më 11-12 prill