| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kryeparlamentari turk Kurtulmus takohet në Romë me homologun nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashi
Kurtulmus theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivel të shkëlqyer dhe se komuniteti turk në Maqedoninë e Veriut përbën një lidhje të fortë mes dy vendeve.
Kryeparlamentari turk Kurtulmus takohet në Romë me homologun nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashi
Kryeparlamentari turk Kurtulmus takohet në Romë me homologun nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashi

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Türkiyes (TBMM), Numan Kurtulmus, u takua me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në kryeqytetin e Italisë, Romë, ku ndodhet me rastin e Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve Evropiane.

Gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të konferencës në Dhomën e Deputetëve të Italisë, Kurtulmus theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivel të shkëlqyer dhe se komuniteti turk në Maqedoninë e Veriut përbën një lidhje të fortë mes dy vendeve.

Duke theksuar se ashtu si për të gjitha vendet e Ballkanit, edhe sigurinë dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut nuk e ndajnë nga ajo e Türkiyes, Kurtulmus nënvizoi se Türkiye do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut me të gjitha institucionet e saj, ashtu siç ka bërë deri më tani.

Në takim morën pjesë sekretari i përgjithshëm i Grupit të Miqësisë Ndërparlamentare Türkiye-Itali dhe deputeti i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) nga Stambolli, Yahya Çelik; anëtarja e delegacionit turk në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) dhe deputetja e Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP) nga Çankiri, Pelin Yilik; anëtari i Grupit të Miqësisë Ndërparlamentare Türkiye-Itali dhe deputeti i Partisë së Mirë (IYI Parti) nga Istanbuli, Burak Akburak si dhe ambasadorja e Türkiyes në Romë, Elif Çomoglu Ulgen.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë