| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Rama: Nëse Europa do të lë në baltë Ballkanin Perëndimor nuk do jetë një dështim i thjesht
Në Tiranë po organizohet Konferenca Ndërparlamentare “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”, ku të pranishëm ishin edhe kryeparlamentari Niko Peleshi, kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë.
Rama: Nëse Europa do të lë në baltë Ballkanin Perëndimor nuk do jetë një dështim i thjesht
Rama: Nëse Europa do të lë në baltë Ballkanin Perëndimor nuk do jetë një dështim i thjesht

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se Evropa nuk duhet ta lë në baltë Ballkanin Perëndimor dhe sipas tij nëse Evropa do të lë në baltë Ballkanin Perëndimor nuk do jetë një dështim i thjesht.

Në Tiranë po organizohet Konferenca Ndërparlamentare “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të institucioneve të tjera.

Në fjalën e hapjes, Peleshi theksoi se konferenca synon jo vetëm të prezantojë ecurinë e Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit, por mbi të gjitha sipas tij të krijojë një hapësirë për dialog, shkëmbim përvojash dhe diskutim mbi sfidat e procesit.

"Shqipëria ka vetëm një Plan A për të ardhmen e saj dhe ky destinacion është Bashkimi Evropian”, u shpreh Peleshi, duke theksuar se anëtarësimi në BE brenda kësaj dekade dhe përfundimi i negociatave teknike brenda vitit 2027 mbeten objektiv strategjik kombëtar.

Peleshi theksoi gjithashtu se Shqipëria e konsideron veten jo vetëm përfituese të anëtarësimit, por edhe një promotore aktive të zhvillimit, sigurisë dhe paqes.

Kryeministri Rama në fjalën e tij u shpreh se beson se Shqipëria ka bërë mjaft përparim në dekadën e fundit.

"Tani ndodhemi në një epokë të re ku njerëzit mendojnë se gjerat mund të jenë më mirë dhe ne po e jetojmë këtë moment të historisë. Krahasuar me vendet e BE-së ne kemi një përparësi të madhe, ne shqiptarët dhe vetë Shqipëria ka përparësi, pasi ne ende e dashurojmë BE", tha Rama.

"Ne shpresojmë shumë, unë shpresoj shumë që juve të mos na lini përsëri në baltë sepse në këtë kohë po të lihemi ne në baltë shkon përtej të lënit në baltë një grup vendesh siç është Ballkani Perëndimor, por është të lësh në baltë dhe vet veten dhe nëse Europa do të lë në baltë Ballkanin Perëndimor atëherë nuk do jetë një dështim i thjesht për Europën, por do jetë dështimi, ai më madhori", është shprehur Rama.

Në konferencë mbajtën fjalë përshëndetëse edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian.

Organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, konferenca e cila do të zhvillojë punimet deri më 29 shtator ka mbledhur përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Evropian dhe parlamenteve të vendeve të tjera europiane, me fokus procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Çështja për ish-shefen e ShISh-it në Shqipëri, mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar
Autoritetet e Kosovës arrestojnë nëntë të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok
Shkup, mbahet protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së
Shqipëria fiton ndeshjen ndaj Bjellorusisë
Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën si ambasador i ShBA-së në Shqipëri
Rama: Shqipëria bën thirrje për marrëveshje ndërkombëtare për një inteligjencë artificiale sovrane
Shqipëri, ndahen certifikatat për pjesëmarrësit e Shkollës Rinore Ballkanike
Maqedoni e Veriut, sistemi i monitorimit të trafikut "Safe City" zgjerohet edhe në qytete të tjera
Bullgari, fillon zyrtarisht fushata për zgjedhjet presidenciale
Kosovë, PDK-ja kërkon që institucionet të përshpejtojnë hapat ligjorë kundër Gjykatës Speciale
Ministri Hoxha: Siguria e rrugëve detare dhe liria e lundrimit janë me rëndësi themelore
Pritje prej 27 vitesh: Idriz Rrecaj në kujtimet e familjes
Mickoski takon Vuçiqin në Nju Jork, diskutojnë zhvillimet rajonale dhe bashkëpunimin
Kuvendi i Shqipërisë miraton projektligjin për dërgimin e trupave në Gaza
Kurti: Kosovës do të duhej t'i jepej stausi kandidat për anëtarësim në BE pa vonesa të mëtejme
Ministri Hoxha: Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj procesit të anëtarësimit në BE
Shqipëri, artistët nga Türkiye pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Kukullave
Rubio: Shpresoj që së shpejti të vizitoj Serbinë
Integrimi evropian, bashkëpunimi rajonal dhe siguria, në fokus të takimeve të Mickoskit në Nju Jork
Tre vjet nga sulmi në Banjskë, Kurti: Ata na kanë bërë dëm, por ne kemi fituar