| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Autoritetet e Kosovës arrestojnë nëntë të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok
Me aktvendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
Autoritetet e Kosovës arrestojnë nëntë të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok
Autoritetet e Kosovës arrestojnë nëntë të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok./ AA

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës kanë arrestuar nëntë persona të dyshuar për krime lufte në Komunën e Zubin Potokut.

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Në operacionin e quajtur “Dosja 23”, u arrestuan personat me inicialet D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R dhe D.D të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, mbështetur edhe nga njësitë e tjera të Policisë së Kosovës, kanë zhvilluar urdhër kontrollin në disa lokacione në komunën e Zubin Potokut.

Gjatë realizimit të bastisjes, janë sekuestruar prova materiale, si: nëntë telefona mobilë; dy libreza ushtarake; një armë e gjatë dhe një pushkë gjuetie; fishekë të kalibrit 7,65 mm dhe fishekë të pushkës së gjuetisë; katër predha; para të gatshme në shumën rreth 23.000 euro dhe para të gatshme në shumën rreth 60.000 dinarësh serbë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës, "riafirmojnë përkushtimin dhe angazhimin në ndjekjen penale dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës".

Gjithashtu u bë e ditur se operacioni policor ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”. Mbetjet mortore të 23 personave të cilat dyshohet se i përkasin "Grupit të Intelektualëve" janë gjetur nga gërmimet në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut, ndërsa tani janë në fazën e identifikimit.

Eksploro
Çështja për ish-shefen e ShISh-it në Shqipëri, mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar
Rama: Nëse Europa do të lë në baltë Ballkanin Perëndimor nuk do jetë një dështim i thjesht
Shkup, mbahet protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së
Shqipëria fiton ndeshjen ndaj Bjellorusisë
Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën si ambasador i ShBA-së në Shqipëri
Rama: Shqipëria bën thirrje për marrëveshje ndërkombëtare për një inteligjencë artificiale sovrane
Shqipëri, ndahen certifikatat për pjesëmarrësit e Shkollës Rinore Ballkanike
Maqedoni e Veriut, sistemi i monitorimit të trafikut "Safe City" zgjerohet edhe në qytete të tjera
Bullgari, fillon zyrtarisht fushata për zgjedhjet presidenciale
Kosovë, PDK-ja kërkon që institucionet të përshpejtojnë hapat ligjorë kundër Gjykatës Speciale
Ministri Hoxha: Siguria e rrugëve detare dhe liria e lundrimit janë me rëndësi themelore
Pritje prej 27 vitesh: Idriz Rrecaj në kujtimet e familjes
Mickoski takon Vuçiqin në Nju Jork, diskutojnë zhvillimet rajonale dhe bashkëpunimin
Kuvendi i Shqipërisë miraton projektligjin për dërgimin e trupave në Gaza
Kurti: Kosovës do të duhej t'i jepej stausi kandidat për anëtarësim në BE pa vonesa të mëtejme
Ministri Hoxha: Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj procesit të anëtarësimit në BE
Shqipëri, artistët nga Türkiye pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Kukullave
Rubio: Shpresoj që së shpejti të vizitoj Serbinë
Integrimi evropian, bashkëpunimi rajonal dhe siguria, në fokus të takimeve të Mickoskit në Nju Jork
Tre vjet nga sulmi në Banjskë, Kurti: Ata na kanë bërë dëm, por ne kemi fituar