| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Meloni dhe Rubio zhvillojnë bisedime në Romë mes tensioneve në marrëdhëniet transatlantike
Para takimit me Melonin, Rubio zhvilloi gjithashtu bisedime me ministrin e Jashtëm italian Antonio Tajani.
Meloni dhe Rubio zhvillojnë bisedime në Romë mes tensioneve në marrëdhëniet transatlantike
Meloni dhe Rubio zhvillojnë bisedime në Romë mes tensioneve në marrëdhëniet transatlantike / TRT Balkan

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Sekretari i amerikan i Shtetit Marco Rubio filluan bisedimet në Palazzo Chigi në Romë, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA. 

Para takimit me Melonin, Rubio zhvilloi gjithashtu bisedime me ministrin e Jashtëm italian Antonio Tajani.

"Jam i bindur se Evropa ka nevojë për Amerikën, Italia ka nevojë për Amerikën, por edhe Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Evropën dhe Italinë. Këto janë marrëdhëniet transatlantike; uniteti perëndimor është thelbësor", raportoi ANSA t'i ketë thënë Tajani Rubios.

Rubio mbërriti në Romë pas takimit me Papa Leon XIV në Vatikan të enjten.

Marrëdhëniet mes administratës së presidentit Donald Trump dhe shumë qeverive evropiane janë bërë gjithnjë e më të tensionuara për disa çështje, veçanërisht lufta në Iran, ndarja e barrës në NATO, tarifat dhe retorika konfrontuese e Trumpit ndaj aleatëve tradicionalë.

Marrëdhënia mes Trumpit dhe Vatikanit është përkeqësuar veçanërisht ashpër për shkak të luftës në Iran.

Papa Leoni XIV ka bërë vazhdimisht thirrje për paqe, dialog dhe shpërshkallëzim të konfliktit, duke kritikuar përshkallëzimin ushtarak dhe duke paralajmëruar për vuajtjet e civilëve, ndërsa Trump është përgjigjur me një seri sulmesh publike, duke e akuzuar papën si "të dobët", "të tmerrshëm në politikën e jashtme" dhe duke e cilësuar si mbështetës të Iranit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë