| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
ShBA-ja monitoron rastin e murtajës pneumonike në Rusi, Trumpi pritet të flasë me Putinin
I pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë nëse ka bisduar me Putinin për këtë çështje, Trumpi tha se "Kam planifikuar një telefonatë shumë shpejt".
ShBA-ja monitoron rastin e murtajës pneumonike në Rusi, Trumpi pritet të flasë me Putinin
ShBA-ja monitoron rastin e murtajës pneumonike në Rusi, Trumpi pritet të flasë me Putinin

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha të martën se ka planifikuar një telefonatë "shumë shpejt" me Presidentin rus, Vladimir Putin, ndërsa Uashingtoni monitoron raportet për një rast të murtajës pneumonike në Rusi.

I pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë nëse ka bisduar me Putinin për këtë çështje, Trump tha se "Kam planifikuar një telefonatë shumë shpejt".

"Deri më tani, jemi në diskutime shumë të thella. Do të jemi në gjendje të raportojmë për këtë ndoshta nesër", shtoi ai.

Trump më herët tha se ShBA-ja po e shqyrton "shumë fort" rrezikun e murtajës pneumonike nga Rusia, duke shtuar se Uashingtoni do t'i "ndihmojë ata".

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë