| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Kryediplomati turk takon homologun azerbajxhanas në Baku
Takimi u zhvillua në margjinat e Samitit të 7-të të Konferencës për Ndërveprim dhe Masa të Ndërtimit të Besimit në Azi (CICA).
Kryediplomati turk takon homologun azerbajxhanas në Baku
Kryediplomati turk takon homologun azerbajxhanas në Baku

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, është takuar në Baku me homologun e tij azerbajxhanas, Jeyhun Bayramov.

Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes njoftoi se takimi u zhvillua në margjinat e Samitit të 7-të të Konferencës për Ndërveprim dhe Masa të Ndërtimit të Besimit në Azi (CICA).

Fidan zhvilloi gjithashtu bisedime me ministrin e Punëve të Jashtme të Sri Lankës, Vijitha Herath, në margjinat e samitit.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë