| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Zelenskyy dhe sekretari Rubio diskutojnë për mbrojtjen ajrore
Në një deklaratë në Telegram, Zelenskyy e përshkroi telefonatën si "një bisedë thelbësore".
Zelenskyy dhe sekretari Rubio diskutojnë për mbrojtjen ajrore
Zelenskyy dhe Rubio diskutojnë për mbrojtjen ajrore / َAA

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha sot se diskutoi me sekretarin e Shtetit të ShBA-së Marco Rubio për furnizimet e mbrojtjes ajrore, paralajmërimet për raketa balistike dhe rivendosjen e shërbimeve Starlink dhe Starshield.

Në një deklaratë në Telegram, Zelenskyy e përshkroi telefonatën si "një bisedë thelbësore".

"Çështja e parë ishin interceptorët kundër raketave balistike, të cilët janë të nevojshëm për të mbrojtur jetët. E dyta ishte paralajmërimi i hershëm i sulmeve ruse me raketa balistike, gjë që është jetike. E treta ishte situata rreth Starlink/Starshield, e cila duhet të rivendoset", tha ai.

Zelenskyy falënderoi Rubion për gatishmërinë e tij për të ndihmuar dhe atë që ai e përshkroi si një qëndrim të qartë. Ai tha se diskutimi u zhvillua në sfondin e përpjekjeve diplomatike për t'i dhënë fund konfliktit.

Të dy ranë dakord të flasin përsëri së shpejti për të shkëmbyer përditësime.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Irani: Shtatë kabllo interneti nën Hormuz, pritet të zbulohen shënjestra të reja
Rusia dhe Irani synojnë forcimin e bashkëpunimit gjatë vizitës së Lavrovit në Teheran
Mbi 2.500 të arrestuar për protestat në Francë, katër hetime për sjelljen e policisë
Alberta voton në referendumin që mund të çojë drejt shkëputjes nga Kanadaja
Marina e Iranit: Një cisternë nafte goditi një minë detare në Hormuz
Macron refuzon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm pas trazirave në mbarë Francën
Macron: Marrëveshja ShBA-Rusi për naftën dizel dërgon mesazh negativ
Papa Leoni i kërkon Putinit armëpushim për dërgimin e ndihmave në Kiev
Llavrov: DAESh synon ta destabilizojë Afganistanin dhe të zgjerohet në Azinë Qendrore dhe Rusi
Belgjika kërkon mbrojtjen e sektorëve farmaceutikë dhe petrokimikë nga ShBA-ja dhe Kina
Nxënësit i bllokojnë hyrjet e shkollave në Berlin në solidaritet me protestat në Francë
Franca dhe Gjermania i bashkojnë forcat për të ardhmen e industrisë automobilistike evropiane
Italia përfshihet nga protestat studentore, kundërshtohen politikat arsimore të qeverisë
Presidentja e KE-së: Rusia nuk e respektoi armëpushimin energjetik "as edhe për një minutë"
Liderët e BE-së nuk bien dakord për buxhetin e ardhshëm afatgjatë të bllokut
Finlanda do të shpërndajë udhëzues për përgatitjen ndaj emergjencave
BE-ja ndan 188,2 milionë dollarë për rritjen e prodhimit të pajisjeve mbrojtëse
Meloni: Marrëveshja e Trumpit për naftën ruse, vendim "shumë i rrezikshëm"
Rumania mobilizon dy avionë F-16 pas zbulimit të tre dronëve pranë kufirit ukrainas
Trump: Do të fillojnë kërkime të mëdha për naftë, gaz dhe minerale në Grenlandë