| Albanian
RAJONI
3 minuta leximi
Banka Botërore: Rritja ekonomike rajon pritet të mbetet e ngadaltë gjatë viteve 2026 dhe 2027
Në Tiranë është prezantuar sot Raporti i Rregullt Ekonomik i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, me fokus Shqipërinë.
Banka Botërore: Rritja ekonomike rajon pritet të mbetet e ngadaltë gjatë viteve 2026 dhe 2027
Banka Botërore: Rritja ekonomike rajon pritet të mbetet e ngadaltë gjatë viteve 2026 dhe 2027 / AA

Sipas raportit të Bankës Botërore, rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor pritet të mbetet e ngadaltë gjatë viteve 2026 dhe 2027.

Në Tiranë është prezantuar sot Raporti i Rregullt Ekonomik i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, me fokus Shqipërinë.

"Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor pritet të mbetet e ngadaltë gjatë viteve 2026 dhe 2027, e ndikuar nga efektet zinxhir të konfliktit në Lindjen e Mesme, inflacionit të vazhdueshëm dhe pasigurisë në rritje. Për të ruajtur ritmin e reformave në një rajon që po përballet me mungesa në rritje të fuqisë punëtore, zgjerimi i pjesëmarrjes në tregun e punës është thelbësor", thuhet në raportin më të fundit të Bankës Botërore.

Raporti i Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor parashikon se rritja e kombinuar ekonomike e Shqipërisë, Bosnjës e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të arrijë në 2,8 për qind në vitin 2026, që është 0,3 pikë përqindje më e ulët krahasuar me parashikimet e mëparshme.

Gjithashtu, theksohet se rritja ekonomike pritet të përshpejtohet në mënyrë modeste në 3,2 për qind në vitin 2027.

Menaxheri i Zyrës së Grupit të Bankës Botërore për Shqipërinë, Massimiliano Paolucci, në fjalën e tij gjatë aktivitetit të prezantimit të raportit theksoi se rajoni tani po "lundron në një mjedis global sfidues".

"Aktiviteti ekonomik në të gjithë rajonin pritet të mbetet i ulët, ndërsa efektet e konfliktit që po vazhdon në Lindjen e Mesme, inflacioni i vazhdueshëm dhe pasiguria globale vazhdojnë të minojnë ose të rëndojnë nivelin e besimit", u shpreh Paolucci.

Ai shtoi se për Shqipërinë, historia është ajo e qëndrueshmërisë dhe se performanca ekonomike ka qenë e qëndrueshme dhe stabiliteti makro është ruajtur gjerësisht.

Sipas raportit, popullsia në Ballkanin Perëndimor po plaket më shpejtë se thuajse kudo tjetër në Evropë, ndërkohë theksohet se brenda dekadës së ardhshme, të paktën një në pesë persona në rajon do të jetë mbi moshën 65 vjeç.

Raporti vë theksin tek kapitali njerëzor i “pashfrytëzuar mjaftueshëm”. "Gratë, të rinjtë dhe individë të tjerë që dëshirojnë të punojnë, por përballen me pengesa për të hyrë në tregun e punës. Nëse shkalla e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore në të gjithë rajonin do të ishte e njëjtë me atë të vendeve të ngjashme në Bashkimin Evropian, kjo do të rezultonte në më shumë se 2,8 milionë punëtorë shtesë. Vetëm si pasojë e përfshirjes së grave në tregun e punës, rritja vjetore ekonomike mund të shtohej me 0,35 pikë përqindje", thekson raporti.

Raporti thekson gjithashtu nevojën për shërbime të përballueshme të kujdesit për fëmijët dhe të moshuarit, trajnime më të mira profesionale, si dhe për vende pune "që ofrojnë fleksibilitet dhe kushte të denja pune", përfshirë edhe punonjësit e platformave online.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Kosovë, dënohet me dy vjet burgim i akuzuari që sulmoi pjesëtarët e KFOR-it dhe policisë në veri
Peleshi vizitë në Irlandë: Anëtarësimi në BE gëzon mbështetje popullore dhe konsensus politik
Pa konsensus për presidentin e ri, Kosova shkon në zgjedhje të reja parlamentare
Begaj nga Dubrovniku: Nisma e Tri Deteve prodhon lidhje, investime dhe ndikim real
Kryediplomati serb takohet me Netanyahun në Jeruzalem për forcimin e marrëdhënieve Serbi–Izrael
Partitë opozitare të Kosovës vijojnë bojkotin për votimin e presidentit, shtyhet seanca për në 23:00
Kurti akuzon opozitën për delegjitimim të rezultatit zgjedhjor të 28 dhjetorit
Parlamentarët e Türkiyes dhe të Shqipërisë takohen në Ankara, riafirmohen marrëdhëniet e shkëlqyera
Ministri Hoxha: Një diplomaci e hapur ndaj talenteve të reja është thelbësore për Shqipërinë 2030
Shqipëria, ShBA-ja dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje në fushën e energjisë
Gashi takon homologun slloven në Lubjanë, në fokus bashkëpunimi ndërparlamentar
Ambasadori turk: Janë të shumta mundësitë për investime Shqipëri-Türkiye në shëndetësi
Kurti: NATO-ja, orientim strategjik dhe destinacion i Kosovës
Kurti kërkon kompromis për zgjedhjen e presidentit në seancën e jashtëzakonshme plenare
Ushtria e Maqedonisë së Veriut demonstron aftësitë para mysafirëve në stërvitjen "BLESOK 26"
OKB-ja: Suedia shkeli të drejtat e fëmijëve shqiptarë me nevoja të veçanta përmes deportimeve
Gjykata Themelore në Prishtinë dënon me gjashtë vjet burg Jelena Gjukanoviqin për spiunazh
Kuvendi i Kosovës miraton marrëveshjen me Shqipërinë për Lojërat Mesdhetare "Prishtina 2030"
Fillon procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta
Aksidentet rrugore në Shqipëri pësojnë rënie në tremujorin e parë 2026