Shkollat Ndërkombëtare Maarif të Maqedonisë së Veriut, që veprojnë në kuadër të Fondacionit Turk Maarif (TMV) organizuan edicionin e tretë të Lojërave Tradicionale Sportive të Evropës dhe Ballkanit.
Në organizimin e realizuar në Kampusin e Tetovës të Shkollave Ndërkombëtare Maarif, sportistët garuan në disiplinat futsal, pingpong, harkëtari dhe shah.
Në këtë edicion morën pjesë nxënës nga shkollat Maarif në Austri, Belgjikë, Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Hungari, Serbi dhe Maqedoni të Veriut.
Organizimi, ku morën pjesë nxënës nga tetë vende të ndryshme, përfundoi në frymën e miqësisë, vëllazërisë dhe "fair-play"-it.
Në ceremoninë e ndarjes së kupave dhe çmimeve morën pjesë, zyrtarë të TMV-së, përfaqësues të institucioneve turke dhe vendase në Maqedoninë Veriut dhe të ftuar të tjerë.





















