| Albanian
TÜRKİYE
3 minuta leximi
Turkish Airlines dhe CFM nënshkruajnë marrëveshje për blerjen e mbi 300 motorë avionësh
Marrëveshja përfshin gjithashtu shërbime afatgjata për mbi 600 motorë dhe mbështet krijimin e një qendre mirëmbajtjeje në Türkiye.
Turkish Airlines dhe CFM nënshkruajnë marrëveshje për blerjen e mbi 300 motorë avionësh
Turkish Airlines dhe CFM nënshkruajnë marrëveshje për blerjen e mbi 300 motorë avionësh

Turkish Airlines dhe CFM International nënshkruan të premten një memorandum mirëkuptimi për blerjen e më shumë se 300 motorëve të avionëve dhe ofrimin e shërbimeve afatgjata të mirëmbajtjes për një flotë prej mbi 600 motorësh, njoftuan kompanitë.

Motorët e rinj, përfshirë ata rezervë, do të përdoren në deri në 150 avionë Boeing 737 MAX, sipas një porosie të njoftuar në fund të shtatorit, e cila përfshin 100 porosi të konfirmuara dhe 50 opsione shtesë, thuhet në një njoftim për shtyp.

Marrëveshja për shërbimet do ta mbulojë gjithë flotën e motorëve LEAP-1B të Turkish Airlines dhe filialit të saj AJet, përfshirë motorët e porositur ose të dorëzuar më parë, motorët rezervë, ata që përdoren në avionët e marrë me qira dhe porositë e mundshme shtesë.

Memorandumi përfshin gjithashtu një marrëveshje për shërbime materiale që do ta mbështesë krijimin e një qendre për mirëmbajtjen, riparimin dhe remontin e motorëve (MRO) në Türkiye.

Marrëveshja u nënshkrua gjatë një ceremonie në Stamboll nga kryetari i Turkish Airlines, Murat Seker, drejtori ekzekutiv i Turkish Technic, Mikail Akbulut, dhe drejtori ekzekutiv i Safran, Olivier Andries. Safran është njëra nga dy kompanitë mëmë të CFM-së.

Seker tha se marrëveshja do ta mbështesë zgjerimin e flotës së kompanisë ajrore, rrjetit të fluturimeve dhe efikasitetit operacional.

“Jemi të kënaqur që po e forcojmë partneritetin tonë me CFM-në, me të cilën kemi bashkëpunuar prej shumë vitesh, përmes një pakete gjithëpërfshirëse shërbimesh”, tha ai.

“Ky bashkëpunim do ta sigurojë ekspertizën, besueshmërinë dhe mbështetjen e nevojshme për zhvillimin e kapaciteteve tona për mirëmbajtjen, riparimin dhe remontin e motorëve LEAP”, shtoi ai.

Akbulut tha se Turkish Technic do t’i zgjerojë kapacitetet për mirëmbajtjen e motorëve duke ofruar shërbime gjithëpërfshirëse për motorët LEAP, ndërsa do të vazhdojë investimet krahas veprimtarive të konsoliduara të mirëmbajtjes së avionëve dhe komponentëve të tyre.

Andries e cilësoi marrëveshjen një tjetër moment të rëndësishëm në partneritetin gati katërdekadësh, duke thënë se ajo do ta mbështesë rritjen dhe zgjerimin e flotës së Turkish Airlines.

Kryetari dhe drejtori ekzekutiv i GE Aerospace, H. Lawrence Culp Jr., tha se bashkëpunimi do ta mbështesë zgjerimin e rrjetit të kompanisë ajrore me bazë në Stamboll dhe zhvillimin e kapaciteteve të saj për mirëmbajtjen e motorëve.

Duke përfshirë edhe flotën e AJet, Turkish Airlines aktualisht operon 96 avionë Boeing 737 Next Generation, të pajisur me motorë CFM56-7B, dhe 79 avionë Boeing 737 MAX, të pajisur me motorë LEAP-1B.

CFM-ja ka dorëzuar më shumë se 10.000 motorë LEAP që nga hyrja në shërbim e kësaj familjeje motorësh një dekadë më parë, ndërsa flota ka regjistruar gjithsej mbi 100 milionë orë fluturimi, thuhet në deklaratë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Türkiye i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të veprojë kundër shkeljeve nga Izraeli
Türkiye përshëndet miratimin e Deklaratës së Bakut në Samitin e 7-të të CICA-s
Nis në Istanbul Java e Inovacionit të Türkiyes 2026, me fokus te inteligjenca artificiale
Presidenti turk pret në Ankara shefen e administratës presidenciale të Uzbekistanit
Kryediplomati turk takon homologun azerbajxhanas në Baku
Aeroporti i Istanbulit javën e kaluar ishte aeroporti më i ngarkuari në Evropë
Kryeparlamentari turk takohet me homologun moldav në Romë
Türkiye përgatit projekte lokale për veprimet klimatike për Konferencën e OKB-së për Klimën
Kryediplomati turk takohet me homologun rus në Baku
Ministri i Jashtëm turk dhe delegacione të tjera bojkotuan fjalimin e presidentit izraelit në Baku
Türkiye dënon vendimin e Kolumbisë për ta zhvendosur ambasadën e saj nga Tel-Avivi në Kuds
Türkiye pret që ShBA-ja t’i heqë sanksionet CAATSA dhe kufizimet ndaj industrisë së mbrojtjes
Amfora të lashta 4.700 vjet zbulohen pranë ishullit Kekova të Türkiyes
Ministri turk i Energjisë kërkon diversifikimin e burimeve energjetike dhe të rrugëve të furnizimit
“Do ta zgjidhja sërish”: Udhëtimi 60-vjeçar i një mjeshtri turk  libërlidhës
NATO-ja kërkon rritjen e prodhimit të mbrojtjes, vlerëson transformimin industrial të Türkiyes
Bolat: Türkiye dhe BE-ja duhet ta forcojnë bashkëpunimin përballë pasigurive në tregtinë globale
Ministri i Jashtëm turk dhe homologu iranian diskutojnë zhvillimet rajonale në bisedë telefonike
Erdoğan pranon letrat kredenciale të ambasadorëve të pesë vendeve
Presidenti turk dhe princi i kurorës saudite diskutojnë mbi sulmet e Huthive ndaj Arabisë Saudite