Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin në largim të Misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR, Gjeneralmajor Ozkan Ulutas.
Zyra e Kryeministrit njoftoi se Kurti ka thënë se me Ulutasin, në dy mandatet e tij si komandant i KFOR-it, ka pasur komunikim konstruktiv.
“Ai largohet nga vendi ynë si mik me të cilin do të ruajmë kujtime të mira. Në takimin lamtumirës sot, e falënderova për bashkëpunimin e bashkërendimin”, tha Kurti.
Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Kurti dhe Ulutas kanë biseduar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, por edhe për zhvillimet aktuale politike, situatën e sigurisë në vend dhe rajon, për ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë dhe të Policisë së Kosovës, për ndërveprimin e mirë të institucioneve të Republikës e KFOR-it, si dhe për mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të tij.
Më 14 tetor 2026 në kampin e KFOR-it “Film City”, në Prishtinë, do të mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it.
Ulutas do t’ia dorëzoj zyrtarisht detyrën komandantit të ri të KFOR-it që vjen nga kontigjenti italian, gjeneralit Roberto Vergori.



























