| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Irani ndalon qarkullimin e cisternave në Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në Liban
Teherani fillimisht lejoi kalimin e sigurt të dy cisternave të naftës, raportojnë mediat iraniane.
Irani ndalon qarkullimin e cisternave në Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në Liban
Irani ndalon qarkullimin e cisternave në Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në Liban / Reuters
8 orë më parë

Qarkullimi i cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur pas sulmeve izraelite në Liban, raportoi të mërkurën agjencia iraniane e lajmeve Fars.

Raporti thekson se lëvizjet e cisternave u ndërprenë paralelisht me sulmet izraelite, pa dhënë detaje të mëtejshme operacionale.

Më herët gjatë ditës, pasi presidenti i ShBA-së Donald Trump pranoi kushtet e Iranit dhe u vendos një armëpushim, dy cisternave të naftës iu dha leja për të kaluar në mënyrë të sigurt përmes kësaj rruge ujore strategjike, shtoi Fars.

Ushtria izraelite tha të mërkurën se goditi më shumë se 100 objektiva “brenda 10 minutave” në disa zona të Bejrutit, në Luginën Bekaa dhe në jug të Libanit, duke e cilësuar si sulmin më të madh të koordinuar që nga fillimi i ofensivës aktuale.

Trump njoftoi të martën një armëpushim dyjavor me Iranin, duke thënë se Teherani kishte paraqitur një propozim “të zbatueshëm” me 10 pika për negociata.

Njoftimi për armëpushimin erdhi më pak se dy orë para skadimit të një afati që Trump e kishte zgjatur disa herë, përmes të cilit i kërkonte Iranit të rihapte Ngushticën e Hormuzit dhe të pranonte një marrëveshje, ose të përballej me “shkatërrimin e një qytetërimi të tërë”.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë