| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë proteston për rritjen e pagave
Mijëra anëtarë të sindikatave, të cilët morën pjesë në protestën e organizuar pranë ndërtesës së parlamentit në Sofje, kërkuan rritjen e pagës minimale dhe rritjen me 10 për qind të pagave të punonjësve të sektorit publik.
Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë proteston për rritjen e pagave
Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë proteston për rritjen e pagave

Anëtarët e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë (KNSB) organizuan protestë në kryeqytetin Sofje, duke kërkuar rritje më të madhe të pagave në buxhetin e vitit 2027. 

Mijëra anëtarë të sindikatave, të cilët morën pjesë në protestën e organizuar pranë ndërtesës së parlamentit në Sofje, kërkuan rritjen e pagës minimale dhe rritjen me 10 për qind të pagave të punonjësve të sektorit publik.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet “Rritje prej 10 për qind”, “Mësues të vlerësuar, fëmijë të lumtur”, “Pagë dinjitoze”, “Të mbrojmë të ardhurat dhe vendet tona të punës në kohë krize” dhe “T’i japim fund varfërisë së punonjësve”.

Ndër kërkesat kryesore të KNSB-së ishte edhe ndarja e fondeve shtesë për arsimin parashkollor dhe shkollor, administratën publike, shëndetësinë, transportin dhe komunikacionin, kulturën, bujqësinë dhe mjedisin.

Protesta, gjatë së cilës policia mori masa të gjera sigurie, vazhdoi me një kolonë automjetesh në bulevardet dhe rrugët kryesore të kryeqytetit.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Kryeministri Mickoski pret në takim ambasadorin e sapoemëruar turk në Shkup
Kosova refuzon importin e 27 tonëve misër nga Serbia për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës
Komandanti i ri i KFOR-it e viziton veriun e Kosovës
Tiranë, mbahet diskutim për jetën dhe veprën e shkrimtarit Omer Seyfettin
Plenkoviq hedh poshtë akuzat e Vuçiqit: Kroacia nuk ndërhyn në zgjedhjet e Serbisë
Kurti: Buxheti i vitit 2027 do ta përfshijë mbështetjen financiare për ish-krerët e UÇK-së në apel
Vijojnë tensionet dhe përplasjet me policinë në ditën e tretë të protestave në Tiranë
Protesta e dytë në Shqipëri: 55 persona të arrestuar, 51 policë të lënduar
Pacientes nga Kosova i trajtohet çrregullimi i ritmit të zemrës në Türkiye
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Türkiyes takohet me liderët e Kosovës dhe homolog të rajonit
Shqipëri, sërish tensione në protestën e thirrur nga studentët
Shkon në 11 numri i viktimave nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut
Shqipëri, sërish tensione në protestën e thirrur nga studentët
ShBA-ja: Dialogu Strategjik me Kosovën mund të zhvillohet kur të krijohen kushtet e duhura
Gjenerali italian Roberto Vergori merr detyrën e Komandantit të KFOR-it
Qeveria e Kosovës formon grup pune për Apelin e ish-krerëve të UÇK-së
Gjenden mbetje mortore në Zhabar të Mitrovicës, dyshohet se i përkasin një viktime të luftës
Policia e Kosovës konfiskon armë, granata dhe rreth 2 mijë fishekë në Zubin Potok
Shqipëria mbyll kapitullin e katërt në negociatat me BE-në
BE-ja i kërkon llogaridhënie Serbisë për mungesën e veprimeve ndaj përgjegjësve të sulmit në Banjskë