| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kryeparlamentari i RMV-së në Romë: Institucione të forta për zbatimin e rregullave ndërkombëtare
Gashi ka mbajtur fjalim në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve dhe Sekretarëve të Përgjithshëm të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.
Kryeparlamentari i RMV-së në Romë: Institucione të forta për zbatimin e rregullave ndërkombëtare
Kryeparlamentari i RMV-së në Romë: Institucione të forta për zbatimin e rregullave ndërkombëtare

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka theksuar rëndësinë e institucioneve të forta dhe rolit të parlamenteve në garantimin e zbatimit të qëndrueshëm të së drejtës ndërkombëtare, në një kohë të pasigurisë së shtuar dhe sfidave komplekse gjeopolitike, të sigurisë dhe ekonomike.

Gashi ka mbajtur fjalim në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve dhe Sekretarëve të Përgjithshëm të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, e cila po mbahet më 15 dhe 16 tetor në Romë, me temën “Rivendosja e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla: roli i parlamenteve në përballjen me krizat bashkëkohore dhe reagimin ndaj tyre”.

Para homologëve të tij, Gashi ka theksuar se e drejta ndërkombëtare është parakusht kyç për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, mbrojtjen e sovranitetit dhe të drejtave të shteteve, si dhe përcaktimin e rregullave të qarta në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ai ka vënë në pah rolin e parlamenteve në mbikëqyrjen demokratike, legjitimimin e detyrimeve ndërkombëtare dhe nxitjen e dialogut e bashkëpunimit.

Duke folur për rolin e Këshillit të Evropës, Gashi ka vlerësuar kontributin e organizatës në avancimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të së drejtës. Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e diplomacisë parlamentare për forcimin e besimit të ndërsjellë, thellimin e dialogut ndërparlamentar dhe zhvillimin e partneriteteve afatgjata të bazuara në bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë.

Gashi ka nënvizuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe veprimeve të koordinuara për forcimin e qëndrueshmërisë kolektive dhe përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë, ekonomike dhe sociale.

Ai ka përfunduar se, përmes dialogut të hapur, shkëmbimit të përvojave dhe mbështetjes së ndërsjellë, parlamentet mund të kontribuojnë në garantimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë, si dhe të zhvillimit të qëndrueshëm në interes të qytetarëve.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Kryeministri Mickoski pret në takim ambasadorin e sapoemëruar turk në Shkup
Kosova refuzon importin e 27 tonëve misër nga Serbia për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës
Komandanti i ri i KFOR-it e viziton veriun e Kosovës
Tiranë, mbahet diskutim për jetën dhe veprën e shkrimtarit Omer Seyfettin
Plenkoviq hedh poshtë akuzat e Vuçiqit: Kroacia nuk ndërhyn në zgjedhjet e Serbisë
Kurti: Buxheti i vitit 2027 do ta përfshijë mbështetjen financiare për ish-krerët e UÇK-së në apel
Vijojnë tensionet dhe përplasjet me policinë në ditën e tretë të protestave në Tiranë
Protesta e dytë në Shqipëri: 55 persona të arrestuar, 51 policë të lënduar
Pacientes nga Kosova i trajtohet çrregullimi i ritmit të zemrës në Türkiye
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Türkiyes takohet me liderët e Kosovës dhe homolog të rajonit
Shqipëri, sërish tensione në protestën e thirrur nga studentët
Shkon në 11 numri i viktimave nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut
Shqipëri, sërish tensione në protestën e thirrur nga studentët
ShBA-ja: Dialogu Strategjik me Kosovën mund të zhvillohet kur të krijohen kushtet e duhura
Gjenerali italian Roberto Vergori merr detyrën e Komandantit të KFOR-it
Qeveria e Kosovës formon grup pune për Apelin e ish-krerëve të UÇK-së
Gjenden mbetje mortore në Zhabar të Mitrovicës, dyshohet se i përkasin një viktime të luftës
Policia e Kosovës konfiskon armë, granata dhe rreth 2 mijë fishekë në Zubin Potok
Shqipëria mbyll kapitullin e katërt në negociatat me BE-në
BE-ja i kërkon llogaridhënie Serbisë për mungesën e veprimeve ndaj përgjegjësve të sulmit në Banjskë