| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kërkojnë hapa konkretë për ndërtimin e tunelit të Korridorit VIII
Kryediplomatët Mucunski dhe Petrova diskutuan në takimin ministerial në NATO marrëdhëniet dypalëshe dhe lidhjet rajonale, si edhe e theksuan nevojën për hapa konkretë të ndërtimit të tunelit hekurudhor ndërkufitar të Korridorit VIII.
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kërkojnë hapa konkretë për ndërtimin e tunelit të Korridorit VIII
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kërkojnë hapa konkretë për ndërtimin e tunelit të Korridorit VIII

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, dhe homologia e tij e Bullgarisë, Velislava Petrova, diskutuan të premten marrëdhëniet dypalëshe dhe lidhjet rajonale gjatë një takimi në Suedi.

Takimi u zhvillua në Helsingborg, në margjinat e Takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, raportoi Agjencia Bullgare e Lajmeve (BTA), duke cituar Ministrinë e Jashtme të Bullgarisë.

Bisedimet u përqendruan në forcimin e lidhjeve rajonale, ndërsa të dy ministrat riafirmuan rëndësinë strategjike të përshpejtimit të punimeve në Korridorin VIII, të cilin e cilësuan jetik për “prosperitetin, qëndrueshmërinë dhe sigurinë e rajonit dhe të Evropës”.

Petrova dhe Mucunski theksuan gjithashtu nevojën për hapa konkretë drejt ndërtimit të përbashkët të një tuneli hekurudhor ndërkufitar, pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes ndërqeveritare të nënshkruar vitin e kaluar.

Sipas Ministrisë së Jashtme bullgare, Petrova deklaroi se mbrojtja e të drejtave të bullgarëve etnikë në Maqedoninë e Veriut do të mbetet një çështje prioritare për Sofjen.

Korridori VIII është një korridor i planifikuar transporti që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, dhe konsiderohet një projekt kyç infrastrukturor për integrimin rajonal në Evropën Juglindore.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Prishtina, qendra e pingpongut ndërkombëtar, nisin garat prestigjioze
Ministri Hoxha: Shtetasi shqiptar, Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Sumud”, po kthehet në atdhe
Qeveria në detyrë e Kosovës miraton pako të re për përballje me inflacionin
Rama: Më 26 maj mbahet Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri - BE, hapet faza përmbyllëse e negociatave
Tragjedi në qarkoren e Shkupit: Katër persona humbin jetën në përplasje mes kamionit dhe një veture
Belgjika hap hetim për lidhjet e mundshme me “Sarajevo Safari” gjatë luftës në Bosnjë
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë hap ekspozitë mbi "mozaikun kulturor të Ballkanit"
Mbahet ceremonia e diplomimit në shkollën e Fondacionit turk Maarif në Tetovë
Gjykata cakton një muaj paraburgim për shtatë të dyshuarit për kërcënim të votuesve në Graçanicë
Inaugurohet nënstacion i ri policor në Junakë të Zveçanit, Haxhiu: Rrit sigurinë në vend
Shtyhet interpelanca me ministrin e Brendshëm mbi emigracionin dhe kontrollet kufitare
Hoxha: Imazhet e shpërndara të aktivistëve nga ministri izraelit janë tronditëse dhe të papranueshme
Nikolloski: Në 2031 do të kemi hekurudhë të shpejtë nga kufiri me Serbinë deri në kufirin me Greqinë
Ukraina synon rifillimin e negociatave për tregti të lirë me Serbinë
Begaj vizitë në Bratisllavë: Sllovakia, partner dhe aleat kyç në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Austria nis hetimet për austriakun e dyshuar si “turist snajperist” gjatë rrethimit të Sarajevës
Kurti dhe Maqedonci presin zyrtarin e NATO-s Hamilton, diskutohet formimi i Xhandarmërisë së Kosovë
Mucunski: Komisioni Evropian ka vënë në dispozicion 65,7 milionë euro për Maqedoninë e Veriut
Rama në Seul: Shqipëria dikur "Koreja e Veriut të Evropës", sot po ecën në rrugën drejt BE-së
Shqipëria dhe Türkiye theksojnë rëndësinë e inteligjencës artificiale në sektorin e shërbimeve