| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kosovë, hapet Muzeu mobil "Luftërat e Çanakalasë"
Ambasadori i Türkiyes në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı, tha se turqit, shqiptarët, boshnjakët dhe goranët e Kosovës luftuan krah për krah në këtë luftë.
00:00
Kosovë, hapet Muzeu mobil "Luftërat e Çanakalasë"
Kosovë, hapet Muzeu mobil "Luftërat e Çanakalasë" / AA

Muzeu mobil "Luftërat e Çanakalasë", i cili përmban objekte nga luftërat e Çanakalasë dhe ofron shfaqje digjitale, hapi dyert për vizitorët në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës.

Ndër vizitorët e parë të këtij muzeu ishin edhe ambasadori i Türkiyes në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı, dhe Konsulli i Përgjithshëm të Prizrenit Celal Doğan, të cilët panë nga afër materialet, objektet dhe videot nga periudha e luftës në muzeun e hapur në sheshin "Zahir Pajaziti", në qendër të Prishtinës.

Në deklaratën e tij për gazetarët, ambasadori Angılı tha se shumë njerëz nga Türkiye, Ballkani dhe Gadishulli Arabik luftuan së bashku dhe ranë dëshmorë në luftërat e njohura edhe si Beteja e Galipolit.

Angılı tha se turqit, shqiptarët, boshnjakët dhe goranët e Kosovës luftuan krah për krah në këtë luftë.

"Prandaj, më duket shumë e rëndësishme dhe e vlefshme që ky muze i lëvizshëm i Luftërave të Çanakalasë erdhi në Kosovë për t'u takuar me kosovarët fillimisht në Prishtinë, pastaj në Mamushë, Dragash dhe Prizren", tha ambasadori.

Koordinatori i projektit të këtij muzeu, Engin Karataş tha se ata do të qëndrojnë në Ballkan për dy muaj dhe se do t'i hapin dyert e muzeut, ku do të përpiqen të bëjnë të ndihet shpirti i Çanakalasë, në qytete të ndryshme të shtatë vendeve të Ballkanit.

Muzeu i lëvizshëm viziton rrugët e përcaktuara në kuadër të organizimit që filloi në vitin 2021 në kuadër të projektit të kryer nga Drejtoria e Zonës Historike të Çanakalasë.

Muzeu, i cili u përgatit për ta përcjellë frymën e Çanakalasë te brezat e ardhshëm, përmban fotografi, objekte lufte, artefakte historike të asaj periudhe si dhe shfaqje digjitale.

Ky muze i cili do të vizitojë qytete të ndryshme të Kosovës deri më 19 mars, do ta vazhdojë rrugën e tij edhe në vendet e tjera të Ballkanit.

BURIMI:AA
Eksploro
Bordi Drejtues i PISA-s për herë të parë në Tiranë
Mickoski: Maqedonia e Veriut e ka merituar prej kohësh BE-në, presim mesazhe të fuqishme
Kurti: Koha që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut takon ministrin francez për Evropën, në fokus integrimi në BE
Kurti takon në Mal të Zi komisaren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos
Shiroka-Pula mbështet bashkimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhje
Kreu i partisë më të madhe opozitare në Kosovë, PDK-së, Bedri Hamza, jep dorëheqje
Dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë, Millorad Gjokoviq
Rama: Do të mbulojmë 50 për qind të qirasë për studentët që plotësojnë kriteret
Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë të Bujanocit, shpreh mbështetjen për Luginën e Preshevës
Kontingjenti i parë i helikopterëve nga Shqipëria do t'i bashkohet KFOR-it në Kosovë
Kosovë, gratë fermere prezantojnë produktet e tyre në panair
Konjufca: Raporti i UNMIK-ut për Kosovën i bazuar në propagandën serbe, përmban dezinformata
Prishtinë, mbahet Gala Koncerti i Bienales së Muzikës Turke të Ballkanit
Vazhdon me tensione protesta e thirrur nga studentët në Shqipëri, i bashkohen edhe pedagogët
Trendafillova: Gjykata Speciale ushtron mandatin pa ndikime apo ndërhyrje politike
Komandanti i KFOR-it, Vergori, takohet në Tiranë me Gjenerallejtënant Arben Kingjin
Kryeministri Rama bën thirrje për dialog me protestuesit
Shqipëri, anija turke "TCG Anadolu" merr pjesë në stërvitjen "Neptune Strike 2026"
Maqedonia e Veriut vazhdon gjendjen e krizës për naftën edhe për gjashtë muaj