| Albanian
RAJONI
3 minuta leximi
Trendafillova: Gjykata Speciale ushtron mandatin pa ndikime apo ndërhyrje politike
"Dhomat e Specializuara garantojnë të drejtat për gjykim të drejtë të të akuzuarve, në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtarisht", tha kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Trendafillova.
Trendafillova: Gjykata Speciale ushtron mandatin pa ndikime apo ndërhyrje politike
Trendafillova: Gjykata Speciale ushtron mandatin pa ndikime apo ndërhyrje politike

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës e njohur edhe si Gjykata Speciale për krime lufte, Ekaterina Trendafillova ka thënë se Gjykata Speciale ushtron mandatin e saj pa konsiderata, preference, ndikime apo ndërhyrje politike.

Në një video-mesazh i cili vjen nga kryetarja e kësaj Gjykate pas aktgjykimit dënues ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), protestave dhe më pas miratimit për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale në Kuvendin e Kosovës, ajo ka folur për pavarësinë e gjykatës, mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave, si dhe përkushtimin e palëkundur ndaj sundimit të ligjit të këtij institucioni.

Ajo tha se gjykata është përballur me dezinformata lidhur me pavarësinë dhe punën e saj, duke potencuar se Dhomat e Specializuara janë institucion i pavarur dhe se gjyqtarët e saj janë persona me integritet, të cilët vijnë nga shtetet e Bashkimit Evropian (BE) dhe ato kontribuuese.

"Në kundërshtim me dezinformatat për gjykatën, të cilat vazhdojnë të përhapen, Dhomat e Specializuara garantojnë të drejtat për gjykim të drejtë të të akuzuarve, në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtarisht", tha ajo.

Trendafillova tha se mbikëqyrja e vendimeve gjyqësore kryhet përmes procesit të ankesave, përfshirë panelet e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Panelin e Gjykatës Supreme.

"Të pandehurit gjithashtu mund t’i drejtohen Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese nëse besojnë se të drejtat e tyre janë shkelur. Vlen të theksohet se të pandehurit i kanë shfrytëzuar këto mjete juridike dhe në një numër aktgjykimesh, kanë pasur sukses", tha Trendafilova.

Ajo tha se derisa kritikat ndaj vendimeve gjyqësore janë legjitime në një shoqëri demokratike, sundimi i ligjit kërkon që “askush të mos mund t’u diktojë gjykatësve se si ta interpretojnë dhe zbatojnë ligjin”.

"Si institucion gjyqësor i pavarur, Dhomat e Specializuara e ushtrojnë mandatin e tyre pa konsiderata, preferenca, ndikime apo ndërhyrje politike", shtoi Trendafilova.

Ajo në fund theksoi se Dhomat e Specializuara mbeten të palëkundura në përkushtimin e tyre për të respektuar standardet më të larta ndërkombëtare ndërsa vazhdojnë punën e besuar atyre në mënyrë të pavarur nga çdo presion i jashtëm, me pritshmërinë që të gjithë aktorët e përfshirë t’i përmbushin detyrimet e tyre përkatëse për të siguruar respektimin e sundimit të ligjit.

Më 6 tetor, në të njëjtën natë kur u votua presidentja e re e vendit, në Kosovë u miratua në lexim të dytë Ligji për ndryshimet në Gjykatën Speciale. Duke e arsyetuar kërkesën për ndryshimet në këtë ligj, Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kishte deklaruar se ky ligj nuk e heq të drejtën e Gjykatës Speciale për të vazhduar hetimin mbi akuzën e trafikimit të organeve, por synon vetëm që asaj t’i merret një pjesë e juridiksionit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Maqedonia e Veriut vazhdon gjendjen e krizës për naftën edhe për gjashtë muaj
Jansha i premton Kurtit mbështetjen e Sllovenisë në rrugën drejt integrimit evropian
Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it, diskutohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
Rasti Iva Mihajllova: Ministria e Jashtme e RMV-së thirri në takim përfaqësuesin e ambasadës bullgar
Mbi gjysma e rasteve me kancer të gjirit në Kosovë zbulohen në faza të hershme
Vuçiq: Kurti e di se nuk do ta njoh Kosovën sa të jem gjallë
Komisioni Evropian për protestat në Shqipëri: Dënojmë përdorimin e dhunës
Fëmijët e Sarajevës lëshojnë balona fluturues në shenjë mbështetjeje për fëmijët palestinezë
Shqipëri, protestat vazhdojnë me tensione
Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë proteston për rritjen e pagave
Kryeparlamentari i RMV-së në Romë: Institucione të forta për zbatimin e rregullave ndërkombëtare
Shqipëri, sërish tensione në protestën e thirrur nga studentët
Me kërkesë të Kroacisë, nga konkluzionet e BE-së u hoqën afatet për negociatat me Malin e Zi
Kryeparlamentari turk Kurtulmus takohet në Romë me homologun nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashi
Kryeministri Mickoski pret në takim ambasadorin e sapoemëruar turk në Shkup
Kosova refuzon importin e 27 tonëve misër nga Serbia për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës
Komandanti i ri i KFOR-it e viziton veriun e Kosovës
Tiranë, mbahet diskutim për jetën dhe veprën e shkrimtarit Omer Seyfettin
Plenkoviq hedh poshtë akuzat e Vuçiqit: Kroacia nuk ndërhyn në zgjedhjet e Serbisë
Kurti: Buxheti i vitit 2027 do ta përfshijë mbështetjen financiare për ish-krerët e UÇK-së në apel