| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Finlanda zgjat deri në fund të vitit 2028 ligjin për kthimin e azilkërkuesve në kufirin lindor
Parlamenti i Finlandës votoi për zgjatjen deri në fund të vitit 2028 të një ligji që ua lejon rojeve kufitare të kthejnë mbrapsht azilkërkuesit në kufirin lindor të vendit.
Finlanda zgjat deri në fund të vitit 2028 ligjin për kthimin e azilkërkuesve në kufirin lindor
Finlanda zgjat deri në fund të vitit 2028 ligjin për kthimin e azilkërkuesve në kufirin lindor/ AA / َAA

Parlamenti i Finlandës votoi të mërkurën për zgjatjen deri në fund të vitit 2028 të një ligji që ua lejon rojeve kufitare t'i kthejnë mbrapsht azilkërkuesit në kufirin lindor të vendit, raportoi transmetuesi "Yle".

Legjislacioni i njohur si "ligji kthimit të detyruar", lejon oficerët e Gardës Kufitare finlandeze të refuzojnë hyrjen për azilkërkuesit nëse autoritetet përcaktojnë se një shtet i huaj po orkestron migrimin në një mënyrë që përbën një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare.

Kryeministri finlandez, Peteri Orpo tha se zgjatja e ligjit ishte "thelbësore", duke përmendur shqetësimet e vazhdueshme të sigurisë përgjatë kufirit lindor të vendit. "Mjedisi i sigurisë kufitare nuk sugjeron në asnjë mënyrë se situata është lehtësuar", tha Orpo pas votimit parlamentar.

Legjislacioni, i cili fillimisht hyri në fuqi në korrik 2024, tani është zgjatur për herë të dytë. Megjithatë, kritikët argumentuan se ligji shkel kushtetutën e Finlandës dhe detyrimet ligjore ndërkombëtare, veçanërisht të drejtën për të kërkuar azil dhe parimin e moskthimit.

Parimi ndalon kthimin e njerëzve në vendet ku ata mund të përballen me persekutim ose dëmtim serioz. Finlanda i ka mbajtur të mbyllura pikat e saj kufitare tokësore me Rusinë që nga dhjetori 2023, duke i zgjatur vazhdimisht kufizimet.

Helsinki ka akuzuar Moskën për lehtësimin e migrimit të parregullt për të ushtruar presion politik ndaj Finlandës.