| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Autoritetet gjermane arrestojnë një ekstremist të djathtë, planifikonte sulm në xhami
Autoritetet gjermane arrestuan një 18-vjeçar të dyshuar si ekstremist i ekstremit të djathtë për planifikimin e dyshuar të një sulmi terrorist ndaj një xhamie.
Autoritetet gjermane arrestojnë një ekstremist të djathtë, planifikonte sulm në xhami
Autoritetet gjermane arrestojnë një ekstremist të djathtë, planifikonte sulm në xhami / َAA

Autoritetet gjermane arrestuan një 18-vjeçar të dyshuar si ekstremist i ekstremit të djathtë për planifikimin e dyshuar të një sulmi terrorist ndaj një xhamie, konfirmuan sot prokurorët.

Studenti nga qyteti Eslohe në shtetin perëndimor të North Rhine-Westphalia, dyshohet se po përgatitste një sulm që shënjestronte myslimanët në një vend kulti në Gjermani në javët e ardhshme, raportoi transmetuesi publik WDR.

Prokurorja e lartë Alexandra Wiese e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Dusseldorfit tha për WDR se hetimet fillestare kanë treguar se i dyshuari kishte planifikuar të sulmonte një xhami në Gjermani. 18-vjeçari është nën hetim pasi dyshohet se po përgatiste një krim të rëndë të dhunshëm që rrezikon shtetin.

Hetuesit kanë gjetur indikacione të një ideologjie ekstremiste të së djathtës ekstreme, përfshirë pikëpamjet raciste të drejtuara ndaj myslimanëve. “Ideologjinë e tij raciste ai e projektoi edhe te njerëzit e besimit mysliman”, tha Wiese.

I dyshuari besohet të ketë prodhuar armë dhe municione duke përdorur një printer 3D. Nga vlerësimi paraprak i hetuesve u konstatua se disa prej armëve ishin funksionale ndërsa të tjerat mbetën nën kontroll nga Policia e Shtetit.

Autoritetet nuk pranuan të thonë nëse studenti kishte vepruar i vetëm apo kishte mbajtur kontakte me individë të tjerë, duke theksuar se çështja është nën hetim.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë