| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Putini: Shpresoj që formati trepalësh me Trumpin dhe Xi-në të vazhdojë pas samitit historik në Kinë
"Unë do të doja shumë që kjo të kishte një vazhdim, të paktën në kuptimin që ne krahasuam shënimet në një numër fushash kyçe", tha presidenti rus Putin.
Putini: Shpresoj që formati trepalësh me Trumpin dhe Xi-në të vazhdojë pas samitit historik në Kinë
Putini: Shpresoj që formati trepalësh me Trumpin dhe Xi-në të vazhdojë pas samitit historik në Kinë / َAA

Presidenti rus Vlladimir Putin tha sot se do të dëshironte që formati trepalësh që përfshin veten, presidentin amerikan Donald Trump dhe presidentin kinez Xi Jinping të vazhdojë, duke e përshkruar takimin e tyre në Kinë si "pa dyshim një faqe në historinë e diplomacisë".

"Unë do të doja shumë që kjo të kishte një vazhdim, të paktën në kuptimin që ne krahasuam shënimet në një numër fushash kyç dhe sipas mendimit tim, arritëm jo domosdoshmërisht marrëveshje, por mirëkuptim të ndërsjellë", tha Putin në një konferencë për media në Shenzhen të Kinës.

Putin vuri në dukje se asnjë takim i tillë nuk ka ndodhur më parë, duke e përshkruar vetë mbledhjen si një moment të rëndësishëm në historinë diplomatike. Presidenti rus tha se diskutimet mbuluan kryesisht të njëjtat çështje të trajtuara gjatë seancës plenare të forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.

Megjithatë, ai tha se udhëheqësit i kushtuan vëmendje të veçantë OKB-së, duke pasur parasysh se Rusia, Kina dhe ShBA-ja janë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.

Të tre udhëheqësit diskutuan për reformat e mundshme të organizatës dhe mënyrat për të forcuar efektivitetin e saj dhe për të përshtatur operacionet e saj me sfidat e sotme, tha Putin.

"Ne folëm për çështjet e sigurisë në kuptimin më të gjerë të fjalës, për parandalimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë dhe armëve bërthamore", shtoi ai.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ishte gjithashtu në mesin e çështjeve të diskutuara, tha Putini. Ai argumentoi se gjykata ka tejkaluar mandatin e saj duke marrë vendime politike dhe jo ligjore.

"Në përgjithësi, të gjithë ranë dakord", theksoi Putini.